Home KRYESORE Donald Trump, xhihadisti katolik Rama, karta e nacionalizmit dhe e fesë!

Donald Trump, xhihadisti katolik Rama, karta e nacionalizmit dhe e fesë!

Nga Kreshnik Osmani

Te gjithe ata qe kane qene te mberthyer perpara ekraneve te televizioneve keto dy dite, nuk ka se si t’u kete shpetuar deklarata e kryeministrit Rama lidhur me arsyet perse ai e ka sulmuar Presidentin e sapo zgjedhur amerikan z. Donald Trump.

Ne konferencen per shtyp dukej shume i shqetesuar dhe fjalet e artikuluara prej tij, pas nje fluturimi plot me turbolenca tek boshlleqet ajrore te frymes te tij te mbushur plot e perplot me ankth e huti, perplaseshin te shkujdesura ne mikrofonin e foltores kryeministrore.

Ai eshte i vetedijshem se kryeministri i nje vendi nuk mund ta bente nje gafe te tille. Vetem pasi i ben gafat kujtohet se nuk eshte politikan por piktor. Deri sa ta marre vesh Trumpi se ma kane kerkuar deklaraten mentoret e mi politike, vajtën “hallatet” e mia, do te kete menduar ai.

Kjo tashme nuk ka shume rendesi, sepse kuptohet qarte se deklarata e Rames ne CNN ishte nje “qoke” politike per kundershtarin politik te Trumpit ne shtepine e tij. Ishte nje qoke per investitorin dhe mentorin e tij politik George Soros, mbeshtetes i hapur i Familjes Clinton ne Uashington.

Po te lexosh me kujdes sjelljen kryeministrore te gocave dhe te çunave te ish-Mjaftit, sot paradhoma politike e Rilindjes, duket qarte se kemi te bejme me nje kushtrim te gatuar me kujdes tek laboratoret mediatiko-politike te atij aneksi te partise.

Teza e islamit. Teza fetare eshte ajo qe ben pune ne kohe krizash. Ajo do te ishte me e mira dhe me e besueshmja alibi. Ate e keshillojne larvat islamiste qe bredhin si spermatozoide te çoroditur pa koke nga xhamite per tek labirinthet e erreta dhe te semura te mitres se politikes dhe anasjelltas, per te pergatitur delet e Perendise per kursin e ri politik dhe xhihadin e shpallur te katolikut Rama ndaj “armikut te Allahut” Donald Trump dhe Partise Republikane ne Amerike.

Amerika dhe Donald Trump i kane shpallur lufte fese se gjysmes se popullit tone -thane ata- kesisoj zoti kryeminister dhe masonia mjaftiste ish doganierja znj. Spiropali i shpallen Xhihadin presidentit amerikan z. Donald Trump nga studiot e televizioneve te Tiranes. Xhihadi eshte “Lufta e Shenjte”. Nga studio ne studio ata artikulojne kete teze. Donaldi na ka share muslimanet dhe se ata kete turp nuk mund ta pertypin dhe nuk mund ta durojne.

Kryeministri i vendit prej disa javesh po luan me dy karta shume te rrezikshme. Per te mbuluar krizen dhe katrahuren ne te cilen e ka degraduar vendin ai po luan me karten nacionaliste dhe ate te fesë.

Kryeministri tashme ka mbetur pa rrugedalje. Ate mund ta shpetoje nga “mallkimi” i Trumpit vetem Presidenti Erdogan. Duke krijuar tensione teresisht te panevojshme me Greqine dhe duke bere ate deklarate te papergjegjshme ne Uashington, duke e paraqitur ish kandidatin, sot kreun e Shtepise se Bardhe Trump si perbindesh dhe egersire, kryeministri ka djegur anijet dhe kerkon shpetim tek bregu i Erdoganit, tek Shpetimi i Erdoganit ne Tirane dhe tek elektorati musliman. Ilir Meta duket se po nderron partner dhe Rilindja nuk ka me nga t’ia mbaje.

I duhet Erdogani per te kerkuar falje nga Trumpi ne Uashington. I duhet Erdogani per votat e muslimaneve ne Tirane. Te marresh votat e muslimaneve çame t’i kalosh nga djathtas majtas nuk eshte nje mision i lehte. I duhet gjithashtu te marre votat e muslimaneve qe edhe pse nuk jane te tille, per hater te Erdoganit, te Allahut dhe te ndonje perfitimi te lidhur me jetesen dhe buken e femijeve ndihen ose konvertohen ne çamë.

Keto jane arsyet e verteta te lojes nacionaliste, fetare dhe çamiste te kapitenit te mbytur te Rilindjes. Ai tashme eshte i permbytur ashtu si Shqiperia e tij.

Rama eshte matematikisht i rene. Ka nevoje vetem per nje “shtyrje” te lehte. Do te ishte me e ndershme te largohej vete. Te gjithe mund te deshtojne por deshtimi me i madh eshte te ngulesh kembën ne llumë.

Shqiperise dhe Rilindjes i kane plasur ujerat. Nuk eshte lindje, as Rilindje por eshte nje deshtim!

Share: