Zbardhen detaje të arrestimit të 4 të dyshuarve për terrorizëm në Shqipëri dhe shoqërimin e 16 personave të tjerë, mes tyre pesë shqiptarëve nga Kosova. Abc News ka mësuar emrat e pesë shtetasve shqiptarë të Kosovës, që u ndaluan mbrëmjen e së premtes në Shqipëri bashkë me Ergys Faslin, Bekim Protopapën, Xhezair Fishtin e Medat Hasanin.
Sipas këtyre burimeve ata janë Saber Beha, Taulant Musliu, Shkodran Mustafa, Fidan Ademi dhe Lulzim Kabashi. Të pestë këta të ndaluar, mësohet se janë mbajtur për disa orë të shoqëruar dhe më pas i janë dorëzuar autoriteteve të policisë kosovare me cilësinë e të depërtuarve.
Arrestimi i tyre mësohet se është bërë gjatë takimit që ata po zhvillonin me dy nga të arrestuarit nga Shqipëria. Burimet dyshojnë se shkaku i ardhjes së tyre në Shqipëri, ka qenë bashkëpunimi për të kordinuar veprimet e mëtejshme, që dyshohet se ata po pregatisnin për të sulmuar me eksploziv stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.
Në të njejtën kohë, mësohet se edhe policia e Kosovës ka ndërhyrë në disa lokalitete në Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan ku ka të arrestuar 9 persona. Burimet thonë se dy nga këta të arrestuar në Kosovë, kanë pranuar të bashkpëunojnë duke treguar edhe planet dhe kontaktet me personat e tjerë për dyshimet e një sulmi terrorist.
Nga ana tjetër, burimet konfidenciale pranë Policisë së Shtetit i thanë Abc News se dyshohet se personat e arrestuar në Shqipëri dhe Kosovë, mbanin kontakte të vazhdueshme me shtetas shqiptarë eksponentë të rrezikshëm dhe shumë aktivë në luftën në Siri e Irak, si pjesë grupit terrorist ISIS. Për këtë fakt, alarmi për ndonjë sulm të mundshëm është dhënë nga shërbimet sekrete shqiptare dhe partnere, që kanë kërkuar edhe ndërhyrjen për arrestimin e tyre.
Ajo që tashmë dihet, është fakti se operacioni i rrestimit të tyre ëshët zhvuillluar mbrëmjen e së premtës, vetëm pak orë nga ceremonia e lumturimit të 38 martiereve të Kishës Katolike në Shkodër. Arrestimi i tyre para ceremonisë, burimet thonë se është kryer për të evituar ndonjë incident të mundshëm gjatë meshës së lumturimit që u zhvillua në Shkodër./lapsi.al