Home KRYESORE Filloi dëbora e parë në Kukës (VIDEO)

Filloi dëbora e parë në Kukës (VIDEO)

Tashmë duket se dimri ka nisur zyrtarisht. Regjistrohen reshjet e para të dëborës në qarkun e Kukësit.

Bora e parë të kësaj vjeshte ka filluar të bjerë që mbrëmjen e djeshme dhe ka vijuar edhe paraditen e sotme, megjithëse me intensitet të ulët. Disa fshatra të thellë dhe malor u zgjuan të zbardhur, ndërkohë ka edhe një rënie të ndjeshme të temperaturave.

Qarku i Kukësit njihet për dimrat ashpër, ndërsa banorët e varfër të rajonit verilindor mjet të vetëm për përballimin e temperaturave të ulëta kanë ngrohjen me dru.

Ata thonë se këtë dimër nuk kanë me çfarë të ngrohen, pasi nuk kanë siguruar lëndën drusore, për shkak të çmimit të lartë dhe shtrëngimit të masave nga shërbimi pyjor. Banorët thonë se nuk e përballojnë dot ngrohjen me energji elektrike.

Media

Share: