Home KRYESORE Flet Anxhela, transvetiti që tentoi vetëvrasjen: S’dua ta shes më trupin

Flet Anxhela, transvetiti që tentoi vetëvrasjen: S’dua ta shes më trupin

Duket se akoma nuk e ka mbledhur veten nga tentative për vetëvrasje dhe nderkohe, 32-vjeçari Fatjon Hoxha, ose sic njihet ndryshe transvestiti me emrin Anxhela, kërkon një punë dhe një strehë ku të futi kokën.

“Anxhela” tha per Report Tv se eshtë braktisur nga familja qysh kur ka qenë 4 vjeç, është përdhunuar 2 herë në fëmijëri dhe për më shumë vite ka shitur trupin për mbijetesë.

Sot, pasi iu shpëtua jeta nga punonjës të policisë, kërkon një punë dhe një strehë. Në moshën 18-vjeçare prostituonte dhe më pas u bë vartëse e drogave, por më pas pati guximin të dilte nga vartësia e saj.

Anxhela nuk dëshiron të shesë trupin dhe ka trokitur për ndihmë gjithandej dhe në të gjitha rastet dera i është përplasur fytyrës për shkak të paragjykimeve. Aktualisht ajo jeton në lulishte përballë Parlamentit. /Report TV

Share: