Autoritetet bavareze kanë njoftuar se gjatë këtij viti kanë deportuar më shumë se 3 mijë persona, azilkërkues, shumica e tyre nga Ballkani.
Sipas Ministrisë së Brendshme, vetëm të mërkurën, autoritetet kanë refuzuar kërkesën për azil ndaj 56 shtetasve kosovar dhe shqiptar.
“Ministria e Brendshme gjithashtu ka refuzuar kërkesën për azil edhe të dhjetëra ballkanasve”, raporton “Bild.de”.
Siç raporton gazeta gjermane, autoritetet atje së fundmi kanë marrë një aksion masiv për kthimin e azilkërkuesve në vendet e tyre, që shumica e të cilëve janë nga Ballkani.
“Ligji ynë për azil në fund të fundit mund të funksionoj vetëm nëse azilkërkuesit e refuzuar kthehen sa më shpejtë në vendet e tyre”, citohet të ketë thënë ministri Joachim Herrmann./Insajderi.com