Home KRYESORE Gjermania ve nen hetim Facebook!

Gjermania ve nen hetim Facebook!

Për herë të parë, drejtësia gjermane po heton krerët amerikanë të Facebook, mes të cilëve themeluesin dhe drejtuesin Mark Zuckerberg.

Lajmin e bën të ditur e përjavshmja “Der Spiegel”, ku sqaron se krerët e rrjetit social akuzohen për mungesën e heqjes së përmbajtjeve kriminale, si kërcënime dhe mohime të genocidit hebre.

Sipas edicionit online të gazetës gjermane, hetimi po kryhet nga Prokuroria e Mynihut, që mes të tjerësh ka përfshirë edhe drejtoreshën operative të Facebook, Sheryl Sandberg, si dhe shefin e lobimit të rrjetit social në Europë, Richard Allan.

Share: