Apeli i Krimeve të Rënda ka lënë në burg dy bashkëpunëtorët e Emiljano Shullazit, Endrit Zelën dhe Endrit Qyqen. Ata akuzohen për për veprat penale të shtrëngimit për dhënie pasurie dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.
Qyqja dhe Zela bashkë me Shullazin kanë kërcënuar dhe i kanë marrë një pjesë të pronësisë së ish-hotel Vollgës në Durrës dhe një shumë të konsiderueshme parash biznesmenit Ylvi Beqja. Ata u arrestuan pasi dolën nga paraburgimi në Tiranë, ku ishin takuar me “kapon” e tyre, Emiljano Shullazin.