Home KRYESORE Akuzat e ambasadorit të SHBA, Kokëdhima: Të ndikuara nga ata që goditën...

Akuzat e ambasadorit të SHBA, Kokëdhima: Të ndikuara nga ata që goditën mandatin tim në Kushtetuese

Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima, ashtu siç e kishte paralajmëruar i është përgjigjur sot akuzave të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Kokëdhima tha se deklaratat e Lu-së janë të ndikuara nga ata nejrëz që goditën mandatin e tij në Kushtetuese por duke u shprehur se nuk trembet nga intrigat dhe shantazhet.

Donald Lu e përmendi Kokëdhimën si një ndër politikanët që i ka dhënë lamtumirën jetës parlamentare pas miratimit të ligjit për dekriminalizmin. Kokëdhima i quan dekaratat e Lu, pa prova, pa fakte, pa burime.

“Të flasim hapur dhe sinqerisht. Deklaratë shumë e fortë që fyen personin tim. Kush është krimi që kam bërë unë? Gjykata Kushtetuese nuk më ka dënuar e cilësuar as si të korruptuar. Lu më përfshiu mua te politikanët e korruptuar dhe inkriminuar. Biznesi im është shoqëri e suksesshme që ka paguar taksat. Këtë e tregon fakti që në ‘98 themelova Abissnetin. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u ndikua politikisht”, deklaroi Kokëdhima.

Ai tha se në 3 vjet në që ka qenë deputet është përpjekur të luftojë korrupsionin me emërimet.

“Më pak se 3 vitet e mia në politikë kam qenë deputet i Himarës dhe Sarandës, bëra sa munda për të luftuar korrupsionin. Nuk kam patur kurrë funksione shtetërore. Shqipëria ka lënguar në 25 vite nga qeveritë e korruptuara. Deklaratat e ambasadorit janë të ndikuara nga ata njerëz që goditën mandatin tim në Kushtetuese. Fatin e karrierës time në politikë nuk do të vendosin intrigat e politikanëve të Tiranës, vetëm qytetarët e vendit.

Kam respekt të madh për vlerat e Amerikës. Mirënjohje ndaj qeverive të Amerikës. Të gjithë shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë luftën për çlirimin e Kosovës dhe nuk do ta harrojnë kontributin e BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve. Diçka e papëlqyeshme për mua për të bërë këto sqarime këtu. Kam qenë i prirur të bashkëpunoj me sinqeritet me ambasadorin e SHBA-ve dhe ambasadorët e tjerë për forcimin e marrëdhënieve mes vendeve”, tha Kokëdhima.

Share: