Mbas një heshtjeje të shkurtër reflektive, Spartak Ngjela, që njihet tanimë edhe si një këshilltar i palëkundur i Ramës, ka hedhur në eterin mediatik refleksionin e vet më të ri.
Bën përshtypje se ndër të tjera, ai bën një shantazh direkt ndaj Lulzim Bashes qe drejton partine demokratike me vote te lire dhe aludon per drejtim tjeter te saj.
Sipas Ngjelës, me ardhjen në pushtet të Donald Trump, politika amerikane do të ketë një frymë të fortë anti-xhihadiste dhe për këtë do të favorizojë në krye të Partisë Demokratike, Eduart Selamin, që sipas tij është një proamerikan i vendosur dhe anti-xhihadist.
“Korupsioni shqiptar nuk ka shpëtim. Vetingu do të triumfojë pas disa ditësh në Shqipëri. Frika e Saliut tani është proverbiale, kurse kukullat e tij do të vërtiten si në një valle të dehurish.
Rama ndërkaq nuk duhet të “bëjë sikur”, sepse ka ardhur kohë tjetër: në luftën antxhihad të Trump-it, nëse ajo do të kryhet ashtu siç ai ka thënë, nuk do të ketë më një Sali kundër Ramës në Partinë Demokratike; por një antixhihadist amerikan si Eduard Selami.
Shumë shpejt shqiptarët do të hyjnë në një etapë të re: nuk do të sundohen më nga korrupsioni elitar i politikës shqiptare.
Kjo është një gjë e sigurt. Politikat e interesit kurrë nuk mund të ndryshojnë udhë pasi janë sqaruar dobitë dhe janë çelur udhët në realizimin e interesit.”
Duket qartë që Ngjela, bëën thirrje për një bashkëpunim Selami-Rama, në drejtimin e vendit, sipas “Skemës Ngjela”.