Home KRYESORE Ndeshja Shqipëri-Izrael/ Mesazh emocionues nga kreu i KMSH-së

Ndeshja Shqipëri-Izrael/ Mesazh emocionues nga kreu i KMSH-së

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, ka lëshuar një mesazh mirëseardhjeje për kombëtaren izraelite të futbollit.

Mesazhi i plotë i Skënder Bruçajt:

Krenarë për popullin tonë ndër shekuj, që diti historikisht të ruante vlerat më të larta humane, atë të mikpritjes dhe tolerancës e harmonisë ndërfetare.

Krenarë për të parët tanë myslimanë shqiptarë, besimtarë e bujarë, që strehuan mijëra hebrenj në shtëpitë e tyre gjatë Luftës së II-të Botërore, duke u bërë vendi i vetëm në Evropë, që kishte më shumë hebrenj pas lufte se para saj.

Sportistëve dhe mysafirëve nga Izraeli i uroj qëndrim të qetë e në paqe në token shqiptare!

Dhe gjithashtu i uroj fitore kombëtares së mrekullueshme shqiptare, për të cilën jemi të gjithë krenarë!

Share: