Home KRYESORE Habit Kotzias ndaj Bokajanis: opozita, në vend që të lexojë shtypin grek...

Habit Kotzias ndaj Bokajanis: opozita, në vend që të lexojë shtypin grek të lexojë deklaratat e KE

Vetëm pak ditë pas dhënies së rekomandimit nga ana e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE dhe takimit të Ministrit të Jashtëm shqiptar Bushati me homologun e tij grek Kotzias, ky i fundit duket se është tërhequr nga akuzat ndaj qeverisë shqiptare.

Ish ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis është përplasur ashpër me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias për tensionet e fundit me Shqipërinë.

Ajo ka kërkuar që Kotzias të bëjë interpelancë në parlament për deklaratat e KE së mbi çështjen “Çame” dhe prishjen e disa ndërtesave në Himarë.

“Unë mendoj se opozita, në vend që të lexojë shtypin grek të lexojë deklaratat e KE së më me kujdes”, tha Kotzias, duke sugjeruar se çështjet janë fryrë nga mediat.

Share: