Home KRYESORE Habit Petro Koçi: Dekreti i Presidentit cënon çështjen çame!

Habit Petro Koçi: Dekreti i Presidentit cënon çështjen çame!

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi mbrojti qëndrimin e shprehur përmes rrjeteve sociale kundër vendimit të Presidentit të Republikës për të dhënë medalje për 65 anëtarët e Ballit Kombëtar të pushkatuar nga Mehmet Shehu në Lushnje në tetor të vitit 1943.

I ftuar në Top Story, Petro Koçi jo vetëm që i qëndroi kundër vendimit të Presidentit, por pasi lexoi dokumentin e një oficeri gjerman, që sipas tij, dëshmon se të Balli Kombëtar bashkëpunonte me nazistët, tha se ky akt kompromenton sot çështjen çame.

“Dekreti i Presidentit është plotësisht i gabuar dhe antinacionalist. Është në momentin e gabuar, në kohën kur Greqia justifikon mbajtjen ende në fuqi ligjit të luftës me argumentin se çamët bashkëpunuan me fashizmin. Ky vlerësim i Presidentit kompromenton antifashizmin e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Megjithatë, zv.ministri i Mbrojtjes dënoi ashpër vrasjen e tyre. Ai tha se është haptazi krim, por që nuk mund të nderohet.

“Dekreti i presidentit është benzina që i hedh zjarrit. Për mua është akt i papjekur që nuk është konsultuar si duket”, shtoi ai.

Share: