‘Daily Mail’ ka publikuar ditën e sotme një lajm sipas të cilit presidenti Putin është në prag dorëheqjeje.
Tabloidi i njohur britanik mbështetet në fjalën e një eksperti brenda Kremlinit. Ky i fundit jep mundësinë e tërheqjes nga jeta publike e figurës së njohur që tashmë drejton Rusinë në moshën 64-vjeçare. Arsyeja për këtë gjë mund të jenë problemet shëndetsore me të cilat ai po përballet së fundmi. Putin duhet të shmangë publicitetin në muajt pasues të vitit 2017 ose të mundohet të shfaqet shumë rrallë.
Dyshimet e para lindën pas një artikulli me titull “Stuhia e 2017-tës: Putin mund të zëvendësohet nga një pasardhës në muajt e ardhshëm”, i cili u publikua në një gazetë vendase. Megjithatë menjëherë pas publikimit, ai u fshi me urdhër nga Kremlini. Në të ishin përmendur dhe dy emra si pasues të mundshëm të presidentit rus, megjithatë ‘Daily Mail’ shkruan se versioni përfundimtar i kësaj historie do publikohet në dhjetor./360grade.al