Tradhtia absolutisht është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një çifti. Por, kur burri të tradhton me një njëri të afërt, atëherë kjo është tradhti e dyfishtë.
Një grua e martuar prej dy vitesh, kur mësoi se ishte shtatzënë në të njëjtën kohë kuptoi se burri dhe motra e saj shkonin bashkë.
Ajo duke i shkruar psikologes së “The Sun”, thotë që është e shkatërruar dhe nuk e di nëse do t’ia dalë, por për shkak të fëmijës nuk shkëputet krejtësisht nga bashkëshorti.
Letra e gruas
“E dashur psikologe, jam 30 vjeçe dhe kam dy vjet e martuar me tim shoq. Ne tani jemi në pritje të fëmijës sonë të parë kjo unë po e prisja me një emocion shumë të madh, dhe mendova se e njëjta ndjesi ishte edhe për të.
Por kam zbuluar diçka të tmerrshme kohët e fundit… ai bën seks me motrën time 20-vjeçare.
Kisha vënë re që ata kishin një raport të afërt por mendova se gjithnjë si motër e vëlla, deri sa një ditë gjeta pantallonat e motrës poshtë krevatit tim. Pas kësaj vendosa që t’i vëzhgoja dhe t’i ndiqja dhe një ditë i kapa duke bërë seks.
Motra iku dhe nuk më ka dalë më para ndërsa im shoq më lutet ta fal pasi thotë se ishte një gabim. Nuk di si t’ia bëj, ndihem e shkatërruar.”
Përgjigjja e psikologes
“Është një situatë mjaft delikate dhe e vështirë kjo në të cilën ndodheni. Duhet të mendoni me qetësi dhe të diskutoni gjatë me partnerin dhe babanë e ardhshëm të fëmijës suaj. Nëse ai e ka kuptuar se ka bërë gabim dhe premton se nuk do ta përsërisë, dhe ti e beson… atëherë ndoshta duhet t’i japësh edhe një shans, por vetëm një!”