Home KRYESORE Horoskopi, 09 nentor 2016

Horoskopi, 09 nentor 2016

Dashi

Marsi në një pozicion shumë të përshtatshëm do t’ju sjellë vrullin dhe energjitë që ju mungojnë për të përballuar një ditë intensive, por duhet të keni pak edhe sensin e masës. Mirë erosi.

Demi

Mundohuni të tregoni kujdes për çdo gjë me të cilën merreni, prandaj mos i nënvleftësoni ato që mund t’i konsideroni si gjëra pa rëndësi. Ndjeheni disi të lodhur, por nuk tërhiqeni kollaj.

Binjakët

Kuadri yjor është tërësisht pozitiv për ju, prandaj parashikohet një ditë më fat në përgjithësi, ndonëse në raportet me partnerin diçka nuk funksionon. Ndoshta duhet gjetur një gjuhë tjetër erotike.

Gaforrja

Marsi sot është në një orbitë kundërshtuese për ju, prandaj edhe dita do t’ju duket tejet e lodhshme dhe stresuese. Edhet në planin sentimental duhet të bëni shumë për të evituar përplasjet.

Luani

Ndonëse në përgjithësi kuadri yjor paraqitet i mirë, ndonjë problem i vogël mund t’ju detyrojë të bëni një hap prapa. Nëse arrini të kuptoni partnerin, gjërat do të shkojnë shumë më mirë.

Virgjëresha

Energjitë tuaja janë vërtet të pashtershme, aq më tepër që keni edhe Jupiterin në mbështetje, prandaj sot do të jeni vërtet të papërballueshëm për të tjerët. Pozitiv edhe erosi.

Peshorja

Pyet njëqind vetë dhe bëj si di vetë. Kjo është thënia e famshme që sot do të jetë edhe motoja juaj, e cila mund t’ju sigurojë edhe arritjen e një objektivi. Pritet një ditë e mirë edhe për dashurinë.

Akrepi

Nëse sot do të ndjeheni të paqëndrueshëm, hezitues për të vepruar, e ndoshta edhe paksa nervozë, këtu sigurisht që ka “gisht” edhe Hëna në shenjë. Mirë është të dëgjoni më shumë dhe të flisni më pak.

Shigjetari

Falë natyrës suaj të paepur dhe shpirtit tuaj të sakrificës, sot do të arrini një sukses të pashpresuar, por “in extremis”. Kujdes në raportet me kolegët, ndërkohë që ato me partnerin janë ekzemplare.

Bricjapi

Edhe të lindurit e kësaj shenje sot mund të arrijnë të konkludojnë një tratativë të gjatë, nëse do të mund të tregohen tolerantë në pika të veçanta. Duhet ta mblidhni ca dorën në shpenzime.

Ujori

Një ditë e mirë nuk do të thotë se do të vijnë gjërat nga qielli, por do të keni mbështetjen e yjeve për të arritur objektivat tuaja. Afërdita mbi të gjithë stimulon erosin.

Peshqit

Asnjëherë nervozizmi dhe gjaknxehtësia nuk kanë qenë “këshilltarë” të mira, prandaj është më e udhës t’i merrni gjërat me qetësi dhe do të shihni se sa shumë mundësi keni për të arritur suksesin.

Share: