Nga Albana Vokshi
Nga New Yorku, turisti Edi Rama na foli për ato që ai I quan “arritje në shëndetësi”…
Foli nga New Yorku ku ka hapur ekspozitë të skicave të tij me paratë e Vilma Nushit, me paratë e shendetit të shqiptarëve …
Nga suita e tij shumë luksoze , shumë e shtrenjtë në New York, “I papërgjegjshmi” Kryeministër bën propagandë për dështimin e tij më të madh, “shëndetësinë falas”… ndërkohë që tërë vendi është I përmbytur dhe mijëra familje, burra, gra e fëmijë I ka lënë në mëshirë të fatit.
Asnjë video, nuk e fsheh të vërtetën e shëndetësisë në vend. Asnjë sajesë nuk fsheh dot humbjen e jetës së 6 pacientëve me HIV/AIDS për mungese barnash. Asnjë postim nuk fsheh dot vuajtjen e pacientëve me kancer apo dhimbjen e familjareve të tyre që I ka lënë pa kurim…apo ata mijra të tjerë që enden vuajtshëm spitaleve që I ka lënë si në gjendje lufte…
Rama ndau me klientët e tij mbi 320 milionë euro për koncesionet në shëndetësi, ndërkohë që spitalet janë në ditën më të keqe, nuk ka ilace, nuk kanë shtretër, mungojnë mjetet bazike.
Shëndetësia u ka kushtuar shumë shqiptarëve këto 3 vite, ndërkohë që u bë biznesni më fitimprurës për Ramën-Beqën e klientët e tyre.
E me shumë do t’u kushtoje, pasi koncesione të tjera klienteliste në shëndetësi ka planifikuar Rama në buxhetin 2017…. Ditë më të zeza do vijnë për shëndetësinë…