Home KRYESORE Edona, vajza qe nga zhgenjimi i dashurise vrau veten!

Edona, vajza qe nga zhgenjimi i dashurise vrau veten!

Nga Anila Kruti

Lotet e marsit (Letra e fundit e Edones) 

Bazuar ne nje ngjarje te vertete

Edona u ngrit qe heret ne mengjes.Ishte perpelitur gjthe naten ne jastek.Nuk e kishte zene gjumi.Veshtroi nga dritarja. Kishte rene nje mjegull e dendur mbi fshat.Vende -vende mjegulla ishte terur. Dielli i ftohte i marsit ishte mbytur mes reve.U trishtua.Ishte dita e saj. Ishte dita e shenjteruar e fejeses.Nje gezim i trishte i pershkoi shpirtin.Mori fustani e Xhenit, qe e kishte hedhur mbi krevat dhe e vuri pas kraharorit duke u rrotulluar,neper dhome.

Duhet te jem e lumtur, -mendoi.
Pastaj syte i shkuan rreze murit,ku bajamja e sapo celur kishte varur koken.
I kishte rene shata mbi dege, qe gjyshja e kishte hedhur pa kujdes,kur kishte punuar ne bahce.
U trishtua…Veshtroi gjyshen qe e priste te dera,fustanin e zi te vjeter te saj dhe i peshperiti:
-Gjyshe,kur te shkoj ne Greqi do te punoj dhe do te dergoj leket qe te blesh divane te rinj ,ushqime e plot te mira.
Veshtroi rreth e qark shtepise, gjithshka bosh dhe mjerimi e mberthente ate shtepi.
-Mbase ke fat kete here bir-,i foli gjyshja duke e mbajtur ne krahe.

Iu kujtua dita kur do te fejohesh me ish te dashurin e saj te pare.Aksidenti fatal i tij. Ditet e deshperimit,te vetmise dhe perpjekja per te buzeqeshur perseri.Iu kujtua ate dite kur kishte bere takimin e pare me te .Ishin takuar me mbles nga kusherinjte e gjyshes.Kishte veshur nje fustan te verdhe qe ia kishte blere gjyshja tek rrobat e perdorura dhe kishte veshur nje pale sandale te cilen njeren e kishte me rrip te grisur dhe e fshinte pas tjeteres ,qe te mos dukej kur ishin ulur ne nje lokal kur kishin zbritur ne qytetin jugor .U perlot.. Veshtroi gjithandej neper ate shtepi te varfer dhe fustanin qe e kishte marre borxh. Psheretiu e menduar derisa u degjua zeri i Xhines,shoqes se saj.

-Vishu se po behet vone.
Perhere te pare u kreh te parukierja ,beri tualet dhe dukej nje yll i derdhur ne toke.

Ashtu e menduar dhe e tulatur nga ai ndryshim i erdhi ne mendje ajo mbremje kur kishte takuar ate ,djalin e endrrave te saj,burrin e jetes,atje pas shtepise se saj ne bahce.Ate mbremje hena varej poshte ne kopesht dhe bente nje shtrat te verdhe drite. Ata kishin qendruar bashke.Kishin ndare endrra, deshira dashuri.Ai I kishte premtuar,se do te vinte ne shtepi te gjyshja dhe do t’i kerkonte te fejoheshin. Ai do te vinte…

Ajo kishte lare e rregulluar shtepine .Kishte ndezur dritat e shpirtit Ishte bere gati per fejese.

Keshtu mes mendimeve dhe syte nga rruga ,kishin kaluar dy ore nga ora e caktuar.Edona psheretiu nga shpirti.

Gjyshja,disa kusherinj dhe Xheni po prisnin jashte.Ishte errur dhe ai nuk erdhi.Ai i do te vije …do te vije..

Edona po qante me denese mbi divanin e vjeter.Ai me tha se do te vinte…peshperiste e qante me ngasherime.Po dridhej.
Pa lotet e gjyshes…Para syve iu shfaq jeta e veshtire e saj.Iku ne dhomen e saj.
Qau gjithe naten.Vuri gjyshen ne gjume dhe ne te gdhire … Mori fleten dhe nisi te shkruaj.

Burri im i jetes! I fejuari im! Oh,jeta ime. ..Dashuria ime! Shpresa ime .Te prita me zbardhjen e agimit,me mbylljen e dites dhe varjen e henes ne nate .

Kisha shpresa tek ty.Te besova dhe te dhashe shpirtin ,endrren time dashurine. Te besova sic do t’i besoja nenes sime te munguar. Ushqeva endrra perkrah teje dhe udhetova me ty deri ne fund te botes . Ah,qenkam e pafat ! U mbyt ne lote sa ato rane mbi flete dhe krijuan njolla .Vazhdoi…S’munde te me sillje diellin te me beje te lumtur.Jam kaq e pafat! Pse nuk erdhe?!

Te prita …C’te bera?
Pse,pse o Zot ,-po ty c’te kam bere?
C’faj pata se rrugen e se ardhmes ne endrra e bera me nje djale qe e doja ?
C’faj pata se isha jetime, e varfer pa shprese?Une po iki…do te pres edhe ne varr! Qau pa nderpreje…Lau shtepine serish.Rregulloi gjithcka.Hapi dollapin dhe mori barin helmues per minjte . Veshi serish fustanin e Xhenit dhe e piu barin te gjithe. U shtri ne krevat…

Te nesermen u gjend pa jete…

Djali nuk kishte shkuar sepse Edonen e kishin share.Ate dite marsi shiu ra pa pushuar..

Disa muaj me vone djali qe I kishte premtuar Edones per fejese, ishte fejuar me nje tjeter…Dielli doli nga rete…

(Bazuar ne nje ngjarje te vertete)

Shenim:Kete histori te vertete e kam shkruar per t’u dhene te gjitha vajzave shqiptare qe perjetojne drama te tilla nje mesazh:

“Jeta juaj eshte me shenjte dhe me shtrenjte se nje dashuri e humbur! Me e shtrenjte se nje mashkull qe ndikohet nga paragjykimet! Gjejeni dashurine tek njerezit tuaj te aferm se jeta perseri do t’ju buzeqesh!

Solidarizohuni me kete histori te vertete ,per te shpetuar ,mbrojtur nga drama te tilla vajzat, femrat shqiptare! Jepni me shume dashuri dhe mbeshtetje per to!!!

Share: