Home KRYESORE Jetojmë një demonkrakarikaturë orientalo-feudo -komuniste.

Jetojmë një demonkrakarikaturë orientalo-feudo -komuniste.

Nga Ilir Demalia

Ka kohë qe ka nisur fushata, që me fillimin e viteve 90, si vazhdushmëri e elitës së makinerisë propagandistike të regjimit më kriminal në botë do të thoja, të një regjimi terrorist, që shkrimtarët, artistët, intelektulët, historianët e regjimit, të manipulojnë duke u paraqitur si “kundërshtar” të regjimit, si vazhdimsi sundimi me veprat e tyre gebelsiane për të mbajtur në këmbë një regjim terrorist duke vazhduar dhe sot me manipulimin dhe fuqinë politike dhe ekonomike, kulturore dhe sociale të po asaj elite. Në krye te saj është Isamil Kadare.

Tashmë në dy librat e Dash Kaloçit “Kadare i persekutuar” dhe “101 denoncime për Kadarene” po na del që: makineria e e letërsisë, artit, filmit, intelktualëve, historianëve që i shërbyen regjimit më kriminal me veprat e tyre si propagandë,që fatkeqsisht, brezi që jetoj atë kohë ka nostalgji dhe vjen në orgazëm me atë letërsi dhe ato aktorë, kineastë, historianë ende sot, tregon se ne akoma nuk kemi, jo përmbysur regjimin si mendësi dhe kulturë, por jemi shumë larg. Jetojmë një demonkrakarikaturë orientalo-feudo -komuniste.

Njerëzit që krijuan piramidën gebelsiane të socrealizmit, sot po na dalin te persekutuar dhe ndjekur nga regjimi me vlersime nga regjimi, me titujt me të larte dhe me shpërblimet dhe trajtimet më të veçanta!

Çfarë absurdi

Ata që u burgosën, u unterrnuan, u çuan në punët më të rënda, u torturuan dhe u shkatërruan, me këtë logjikë, ishin në shërbim të regjimit!

Po të pranojmë atë letërsi, art, histori si të vërtetë dhe vlerë, atëherë duhet të pranojmë që në Shqipëri nuk ka pasur diktaturë.
Te dyja bashkë nuk mund të rrinë.

Jemi ende një shoqëri pa bosht moral për të pranuar raportin me të vërtetën prandaj dhe sundohemi nga hajnat, cubat, injorantët dhe bythlëpirësit.

I.D

Shkrim që duhet lexuar.

Ata i (keq) përdorin drama si si këto për t’u shërbyer gënjeshtrave të një shkrimtari të socrealizmit si Kadareja…

Share: