Edhe pse ka një konsum të gjërë të marijuanës, së fundmi ekspertët kanë zbuluar se prija e saj shkakton qarkullim shumë të paktë të gjakut në tru.
Sipas tyre në analizën e ezheve të 1 mijë përdoruesve të kanabisit, u vu re se shumë prej tyre nuk furnizoheshin siç duhet me gjak në zonat e trurit që preken nga sëmundja e Alzheimerit.
Përfundimet dhe rezultati i publikuar në “Revistën për Sëmundjen e Alzheimerit”ngre alarm në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po legalizojnë marijuanën mjekësore. Drejtuesi i kabinetit të kirurgjisë në shtëpinë e bardhë, Vivek Gupta, paralajmëroi se legalizimi po ecën më shpejt se kërkimet shkencore.
Studiuesit analizuan të dhëna nga 26,268 pacientë prej vitit 1995 deri në 2015-ën, prej të cilëve 1 mijë ishin përdorues të marijuanës. Këta të fundit kishin një nivel shumë më të ulët gjaku që qarkullonte në tru, në krahasim me ata që nuk ishin përdorues.
Pacientët shfaqnin mangësi të madhe në zonën e hipokampusit, që preket nga sëmundja e Alzheimerit. Marijuana njihet si një prej faktorëve që ndikojnë në humbjen e kujtesës, duke qenë se ndalon veprimtarinë në këtë pjesë të trurit.
“Hipokampusi është zona më e dëmtuar nga marijuana”, thotë dr. Elizabeth Jorandby, “Ky studim tregon se marijuana e dëmton rëndë trurin, veçanërisht zonat e kujtesës dhe të mësuarit, të cilat siç dihet preken nga Alzheimer”./360grade.al