Shqiptarët e mitur që vertiten rrugëve të Italisë për të përfituar dokumente kanë qenë në qendër të një investigimi të emisionit “Le Iene” në Itali. Përmes kameras së fshehtë është marrë dëshmia e disa të rinjve shqiptarë që kanë treguar eksperiencen e tyre të mbërritjes në Itali dhe të deklaruar në polici si “të braktisur” nga prindërit. Po kështu gazetari ka udhëtuar në Lushnjë ku ka intervistuar (me kamera të fshehtë) dy banorë që thonë se mashtrojnë autoritet italiane nga nevoja që kanë për të sistemuar fëmijët në Itali. Dhe në fund gazetari shkon në kunsullatën shqiptare, dhe ku vetë konsullja i thotë se ia kemi adresuar këtë shqetësim ministrit, por ai ka shumë punë, nuk ka kohë të merret me këtë problem.
Pjesë nga dëshmitë e dhëna në emisionit “Le Iene”
I mituri: Më ka sjellë babi, më ka shoqëruar në polici dhe më ka lënë të hyj vetëm. Duhet të shkosh direkt në polici, por duhet të hysh vetëm, nuk duhet të të shohin që nuk ke ardhur vetëm. Absolutisht nuk duhet të thuash që ke një të afërm në Itali, as një shok, as një kushëri, as një komshi, askënd! Duhet të thuash që je nis vetëm e nuk njeh askënd,” shpjegon shqiptari, ndërsa shton: Ti thuaj që nuk kupton italisht dhe ata të mbajnë 2-3 orë për të plotësuar dokumentet e më pas të cojnë në një qendër për minorenë. Është shumë e thjeshtë, kam shkuar në polici në mëngjes e në darkë i jam bashkuar të tjerëve si puna ime.
Personi që mban kameran e fshehtë: Si e ka marrë vesh që funksionon në këtë mënyrë…
I mitur: Kam pasur shokë klase, shumë prej tyre të cilët i kanë bërë dokumentet në këtë mënyrë
“Le Iene” në Lushnje…
Gruaja: Edhe djali im ka shkuar. Tani ka fituar lejen e qëndrimit. Ka shumë kshu, kanë ik shumë…
Burri: Shkojnë në Itali për t’u pajis me lejen e qëndrimit. 5 muaj pa mbush 18-vjeç, kështu të japin dokumentet dhe të mësojnë edhe një zanat…
Këshilltari i Komunës së Piacenza, Stefano Cugini: Ma kanë mbyllur derën e konsullatës shqiptare duke më thënë se nuk janë kompetentë për këtë problem. Unë nuk po them që këta të rinj duhet të ikin, por përderisa ata kanë prindërit e tyre, është më e drejtë që të rrinë pranë tyre. Përgjegjësia është e politikave të ndjekura nga shteti shqiptar që e di këtë situatë dhe nuk po bën asgjë për ta zgjidhur”, thotë Stefano.
Konsullja shqiptare: Ne e njohim problemin, por s’jemi qendër sociale, jemi konsullatë, s’kemi ccfarë bëjmë. Kemi vënë në dijeni ministrin…
Gazetari: Ccfarë u ka thënë ministri?
Ai ka shumë punë…
Konsullja shqiptare në fund i mbyll derën gazetarit….
Video/ Investigimi i “Le Iene”