Deputetja Jorida Tabaku zbulon si pa dashje mënyrën e organizimit brenda radhëve të demokratëve në Kuvend për të marrë fjalën. Këtë e zbuloi nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, e cila lexoi një sms të Tabakut. Deputetja e PD-së i shkruante Leskajt që t’i jepte fjalën Berishës dhe t’i spostonte gjithë të tjerët e grupit të PD-së që kishin kërkuara fjalën. Ky debat mes Leskajt dhe Tabakut shkaktoi të qeshura në sallë. Më poshtë debati:
Tabaku: Kërkova që të flasë zoti Bode, si përgjigje ndaj kryeministrit. Ka 10 minuta që po insistojmë për këtë. Zoti Berisha ka radhën e tijm zoti Berisha të mos zëvendësohet me zotin Dogjani siç u pata thënë më parë, por të ndjekë radhën që ka në listë.
Leskaj: Atëherë, nuk e kam zakon, por po e lexoj mesazhin dhe po u them organizohuni.
Tabaku: Po.
Leskaj: (Lexon sms e Tabakut) Jepja fjalën Berishës se erdhi.
Tabaku: Po.
Leskaj: Një minutë se vijon, mos u mërzit. Unë iu them (vazhdon leximin e sms-së) OK. Dhe thoni (lexon sms e dytë të Tabakut) sponstoni të tjerët. Çfarë nënkuptoni me spostoji të tjerët?
Të qeshura në sallë/Lapsi.al