Home KRYESORE Levizja per Vloren: Odiseja e nje vrasje te paralajmeruar dhe te parashkruar!

Levizja per Vloren: Odiseja e nje vrasje te paralajmeruar dhe te parashkruar!

Arben Abazaj, Levizja per Vloren

Vdekja e nje 17 vjecari ne rrugen qe prej kater vitesh eshte bere gangrena e Vlores, nuk eshte nje aksident rrugor, nuk eshte nje pakujdesi e rregullave teknike te sigurise ne nje kantier punimesh, jo: Eshte nje vrasje prej shtetit! Nje vrasje sa e hidhur, po aq e pabese dhe percmuese me pas mortumin e saj!

Perse e them kete?!

Ka mbi nje vit qe “Levizja per Vloren” ngre zerin e protestes edhe perpara bashkise edhe te vete kantieri i “lungo mares” per afatet, cilesine, transparencen dhe sigurine e jetes ne kete kantier! Ka po aq mbi nje vit qe bashkia ben shurdhin dhe indiferentin ndaj zerit tone, qe perbuz me nencmim shqetesimin tone qytetar per gjendjen e “lungo mares” ne vecanti dhe gjithe qytetit ne pergjithesi!

Sot kur jemi para faktit te vdekjes, pikerisht per pasoje te mungeses se kushteve teknike ne kantier, bashkia dhe qeveria, kane filluar fshihen si burracake pas teknikeve, inxhiniereve e punetoreve te firmes! Por as sot si edhe dje kur ne ngritem zerin, nuk kane burrerine te pranojne fajin e tyre, neglizhencen, percmimin e perbuzjen qe i bejne jo me qytetit e banoreve te tij, por edhe vete jetes ne kete qytet!

Qe sot ky qytet eshte kthyer jo me ne varrezen e shpresave te banoreve te tij, por edhe ne kurthin ku vdekja ka ngritur fronin e saj permbi jeten e cdo qytetari! Te kalosh sot nga Vlora, jo vetem ke kaluar nga vdekja, por edhe nga percmimi qe i bejne asaj pushtetaret tane lokale e qendrore duke u fshehur e zgerdheshur, si ai qeni qe qeshet pasi te ka kafshuar!

Ne “Levizja per Vloren” kemi nje pyetje per bashkqytetaret tane:

Deri kur?! Deri kur do heshtim e do durojme?!

Share: