Home KRYESORE Merkel meson te numeroje bashke me Edi Ramen!

Merkel meson te numeroje bashke me Edi Ramen!

Nga Arian Galdini

Merkel do te kandidoje per here te katert. 3 mandate si Kancelare i ka bere. Per te katertin do perpiqet me shume mund. 5 dihet qe nuk i ben dot. Zgjedhjet jane ne pak muaj.

Axhenda e saj eshte shume e ngarkuar. Duhet te ekonomizoje kohen, priotarizoje mesazhet, e sidomos te percaktoje qarte qendrimet e saj mbi refugjatet, emigracionin, Brexit, zgjerimin e BE, e keshtu me rradhe. Ne gjithe kete turfullime prej Kancelareje 3 mandatore, Angela Merkel futi ne axhenden e saj edhe nje takim te shkurter qe nisi ne oren 2, e perfundoi pak para se te fillonte konferenca e perbashket per shtyp ne 2.30 me Kryeministrin e Shqiperise Edi Rama.

Me shume gjasa edhe per shkak te aktiviteteve te tjera te parapara, e vetmja dite kur mund te kombinohej ky takim mes Kancelares se Gjermanise dhe Kryeministrit te Shqiperise, ishte pikerisht 28 nentori, festa me e rendesishme e Shtetit shqiptar e ndoshta edhe e te gjithe kombit shqiptar.

Fakti, qe e vetmja date e mundshme ka qene kjo, deshmon se Kancelarja Merkel, nuk e ka patur prioritar kete takim. Ajo thjesht ka gjetur nje hapesire ne axhenden e saj te tejngarkuar, ne te vetmen dite kur mund te behej i mundur kombinimi.

Eshte e qarte se takimi ka qene me rendesi gati-gati madhore per Kryeministrin e Shqiperise, i cili sapo ka mare nje po per nje koheze te mundshme takimi me Kancelaren Merkel, ka rendur te kape rastin, pa pyetur fare per rendesine qe ka kjo dite ne historine, kulturen, ndergjegjen dhe identitetin e shqiptareve.

Kryeministri yne qe ben si kalores i mbrojtjes se dinjitetit te shqiptareve, cuditerisht per nje takim me Merkelin, ua le bosh vendin e Kryeministrit shqiptareve, pikerisht ne diten kur ata festojne Diten e Themelimit te Shtetit te tyre.

Ky duhet te jete rast unik ne historine e shteteve, kur nje Kryeminister shkemben diten me te rendesishme te festes ne Kombin e tij, per nje takim me nje Shtetar te nje vendi tjeter, qofte ky edhe nje vend qartesisht me peshe, sikurse eshte Gjermania.

E kete gje e ben nje Kryeminister, qe ne cdo fjalim, status ne fcb, koment, deklarate, interviste, e gjithefaresoj gjeje qe mund te beje ky per tu shprehur e deklaruar, nuk le pa perseritur se ky eshte Kryeministri qe do qe te beje Shtet.

Dhe i vjen nje takim me Merkelin, e Shteti shkerrmoqet me gjithe festen e tij me te vyer, sepse arsyet e pushtetit e bejne ti hype avionit e te fluturoje tutje.

Tek e fundit, Eterit Themelues dhe Flamurngritesit e 28 nentorit 1912, nuk kane komunitet qe voton ne ditet e sotme. Ikja nga Shqiperia e Kryeministrit ne Diten e Flamurit, sipas te gjitha gjasave, nuk ka asnje pasoje elektorale. Keshtu qe askush ne Qeverine e Rilindjes, nuk ia var kandarin, mungeses se dinjitetit te Kryeministrit qe braktis Festen Kombetare per nje foto te sforcuar pas nje takimi te shkurter me Kancelaren e Gjermanise.
29 nentori 1944, perkunderazi ka ithtaret e tij te shumte qe ende votojne. Ne 29 nentor duhet te jete Kryeministri ne Tirane qe te beje te perdellyerin gjate dites, e natebardhin pasi te dale hena. Arsyet shteterore nuk kane piken e vleres. Arsyet e pushtetit jane llogaria dhe shkasi i vetem qe Edi Rama gufon frymemarrur sa tek Merkeli, per tek Varrezat e Deshmoreve. Ai i ka syte dhe mendjen vetem tek votat.

Ndaj rendi si i padinjitet drejt Merkelit sepse keshtu provon edhe te kuptoje nese mundet ta mbroje aleancen dhe Projektin me Vucicin. Aty ka vendosur te gjithe bastin e tij politik dhe gjeopolitik.

Vucicit i duhet nje Kryeminister shqiptar qe ti mbushe mendjen Merkelit dhe Europes, se Serbia nuk eshte aq e keqe sa duket, e se nuk ka pse te vuaje shume kushtezime per tu pranuar ne familjen Europiane.

Edi Rames i duhet Vucici, qe tu mbushe mendjen Merkelit dhe Europianeve, se ne Shqiperi nuk kane pse kerkojne shume rregulla loje, standarte e demokraci, mjafton qe te jete ne krye te Qeverise nje njeri si Edi Rama qe sundon Shqiperine dhe defaktorizon Kosoven.

Fraza e sterperseritur e Edi Rames se Shqiperia ka nevoje per Europen sikurse edhe Europa ka nevoje per Shqiperine, eshte perpikmerisht ajo cka edhe Vucici pret qe Edi Rama te beje.

Pra ta mbaje ceshtjen shqiptare te integrimit europian ne kufijte e nevojes reciproke Shqiperi – BE, per te mos e kthyer kurre ne nje ceshtje aspirate kombetare.

Nderkohe qe vete Vucici dhe e gjithe politika e Serbise, ndjekin nje plan te mirestudiuar te rrugetimit te tyre Europian, duke moscenuar asnje prej interesave dhe objektivave te tyre kombetare dhe pansllavike.

Me nje dekade luftrash te pergjakshme, e me qindra mijera viktima krimesh lufte e masakrash cnjerezore, mbi shpine, serbet sot kane riqenderzuar Beogradin si kryeqytetin me te rendesishem te Ballkanit Perendimor, sikunder edhe kane te hapur cdo kancelari te rendesishme te Botes se Zhvilluar.

Tirana zyrtare, qeveriset nga njerez qe per arsye pushteti pranojne te behen vellame me Vucicin, dekor purifikues per Serbine, vetem e vetem qe te sigurojne te drejten e sundimit te tyre mbi shqiptaret.

Eshte e riperseritur kjo skeme, disa here ne historine e shtetit tone 104 vjecar. Rituali historik, defton se kur Udheheqesi yne ka bere vellam ne Serbi, eshte bere edhe byrazer ne Turqi, e pasketaj dhe kunat i zemeruar ne Greqi.
Kancelarja Merkel kur vendosi te perfshihej me Projektin e saj ne Ballkanin Perendimor, thjesht e mendoi te lehte marjen e nje roli vendimtar duke pare vendin e lene bosh nga SHBA ne kete Rajon.

Cka ndodhi ne keto pak vite pranie te zbehte amerikane dhe zbrakimi te ndjeshem gjerman ne Ballkanin Perendimor, ishte venia ne skene e nje teatri te rrezikshem me pasoja reale. Aktore kryesore ishin nje grusht lideresh batakcinj ballkanas, te cilet plackisin e neperkembin vendet e tyre, ndersa shfrytezonin platene e Merkelit per te fituar duartrokitje europianesh qe kur degjojne per shqiptare, serbe, maqedonas a boshnjake, kujtojne luften, e kesisoj besojne cdo recitim me tekst te parashkruar per paqen.

Ka nga ata perfaqesues europiane qe besojne se nuk ka qene Arnold Shvarcenegeri ai qe u be Guvernator i Kalifornise, por Terminatori.

Te tille perfaqesues europiane, mund te besojne pa asnje medyshje se Vucici, Rama, Gruevski e Gjukanovici jane si 4 Moskutieret qe po mbrojne paqen ne Ballkan.

Andaj kur Maqedonia u ngrit ne kembe kunder rregjimit despotik, kleptokratik dhe antishqiptar te Gruevskit, pati shume Europiane qe mbeten te befasuar.

Njelloj po ndodh edhe me Dodikun e Banja Lukes ne Bosnje Hercegovine. Ai po ngirhet qete qete, ne po te njetat gjurme te Karaxhicit dhe Mlladicit. Europa nuk po mundet e nuk po di si ta ndale.

Gjukanovici mbetet ndoshta i vetmi fosil korupsioni, kriminaliteti, diskriminimi etnik, qe ka 25 vjet ne pushtet, duke perfshire ketu edhe dekaden e luftrave qe shperbene ish- Jugosllavine.

Vucici dhe Dacici jane dy nxenesit besnike te Miloshevicit, te cilit se fundmi i kane bere edhe monument, e qe drejtojne nje vend te mbytur nga korupsioni, mafia dhe mitet e supermacise serbe ne Rajon.

Edi Rama ka hyre ne kete ansambel lideresh batakcinj, si Zoti i Kanabisit dhe Plehrave.

Keto te verteta vete Merkeli, vendosi ti anashkalonte, ne te mire te hyrjes se saj ne rolin e ri te synuar prej Kancelares. Anashkalimi gjithesesi nuk u be kurre nje tejkalim a varrosje e ketyre te vertetave.

Sepse Kancelarja Merkel dhe Gjermania, vendi qe ajo drejton, jane jo me kot ne catine e botes. Kancelarja Merkel eshte nje udheheqese skrupuloze, e ndershme, qellim-mbare qe perfaqeson nje vend e komb te madh qe shkelqen nder kombet e globit per shkak te tradites, seriozitetit, kultures se larte dhe parimeve te palekundshme.

Vendimet taktike per sprova rolmarrjeje, nuk mund ta cojne as Merkelin e as Gjermanine drejt symbylljes se perhershme ndaj aktoreve medioker dhe palaco te cilet drejtojne si autokrate e hajna te neveritshem vendet dhe popujt e tyre.

Ky ka qene edhe konteksti prej ngaku takimi i 28 nentorit ne Berlin mes Kancelares se Gjermanise dhe Kryeministrit te Shqiperise, nuk pati asgje festive per Edi Ramen.

E vetmja gje qe mori Edi Rama, ishte platea ku si arlekin i pakorrektueshem, kerkoi tu tregonte shqiptareve se Merkeli vazhdon ta mbaje ate ende ne skene, keshtu qe ne duhet ta duartrokasim me patjeter.

Per kete arsye, i gjithe aparati i agjipropit te Edi Rames, nxitoi te numeronte kriteret e Merkelit, nese ishin 5 apo 7. U turren analistet e tekstit te Merkelit per te na shpjeguar se punet jane mire e kontrata e Edi Rames si nje nga cunat e Kancelares ne Rajon, vazhdon.

Paradoksi eshte se Edi Rama as qe e kishte mendjen fare tek 28 nentori i shqiptareve, sepse donte takimin me Merkelin. Paradoksi shkon deri aty sa duket si dielli qe nuk mbulohet dot me shoshe, se Edi Rama as qe e kishte mendjen fare as edhe tek Merkeli, sepse donte fotografine e Konferences per Shtyp me Merkelin, ku te lexonte ato 2 faqe te shkruara per te na hedhur hi syve, neve shqiptareve.

Paradoksi behet me dramatik, kur kush ka sy e mend e kupton se Merkeli ka sfida aq te komplikuara e te medha perpara, sa nuk ka me ndermend te meret me teatrin e Ballkanit Perendimor, se paku si e kishte menduar ne krye te heres rolin e saj. Por ja qe Edi Rama ndonese eshte i vetedijesuar per kete realitet te ri, ka pacipesine ti kerkoje e mare Merkelit nje takim e konference per shtyp, ne emer te koheve te vjetra te Projektit te Berlinit.

Kjo ndodh ne nje kohe kur Angela Merkelit, ekuacioni i rikandidimit per here te katert si Kancelare e Gjermanise, si edhe i ruajtjes se Lidershipit Europian, i eshte bere me plot te panjohura.

Brexit, fitorja e Trump, Referendumi i Renzit ne Itali, Presidencialet ne France, ia kane mbushur me re e zymtesi qiellin prej ngaku Kancelarja Gjermane sheh te ardhmen e BE.

Ksenofobia dhe euroskepticizmi ne rritje pothuajse ne te gjitha vendet anetare te BE, si edhe fuqizimi i faktoreve politike antiemigracion, ia ka turbulluar pamjen e se nesermes politike per Gjermanine dhe Europen, Zonjes Merkel.

Megjithate kjo centrifuge politike dhe gjeostrategjike e ka rikthyer Kancelaren Gjermane ne nje kendveshtrim me te qeruar lidhur me rolin e saj ne Rajone e objektiva periferike, sic eshte edhe Projekti i Berlinit per Ballkanin. Nuk ka me anashkalim. Nuk mund te kete me as skene e as plate te Merkelit per udheheqesit batakcinj te Ballkanit Perendimor.

Teatrit te palacove te Ballkanit me loja luftash ne fusha futbolli apo me kinse properendimorizmat qe justifikojne plackitjen, keqberjet, korupsionin, hajnite, sundimin despotik, mpakjen e demokracise dhe lirive njerezore, po i vjen fundi.

Merkeli nuk mund tu jape me plate e skene, aktoreve batakcinj qe udheheqin vendet e Ballkanit, nderkohe qe ata duartrokitjet europiane i shnderrojne ne grushtime vdekjeprurese per shoqerite dhe shpresat e qytetareve te tyre.

Te mendosh ketu qe keta Udheheqes Mizantrope qe kane krijuar Klubin e Cunave te Merkelit ne Ballkanin Perendimor, jane mare vesh me njeri – tjetrin qe te mbeshteten reciprokisht dhe me marifete te uleta prej batakcinjsh te perdorin dliresine dhe vizionin ndertues te Kancelares Gjermane, per arsye pushteti.

Vucici luan me Putinin per ta kercenuar Europen, ndersa Edi Rama e ndihmon te duket si djale i perkore qe zemren e ka ne Bruksel. Gjukanovici ia ka dorezuar pothuajse te gjithe Malin e Zi, investitoreve miliardere ruse, mirepo cuditerisht Putini paskerka dashur ti beje atentat. Shqiperia zyrtare bucet per proNATO-izmin e Gjukanovicit, edhe pse ky shtyp e asimilon cdo dite shqiptaret e atjeshem. Madje Tirana edhe e dekoron me Urdherin e Skenderbeut, njeriun qe neperkemb e tallet me shqiptaret, ndersa u thote se po u dha atyre Komunen e Malesise, u dorezon serbeve Podgoricen. Kush e pengon Gjukanovicin qe te beje amendime kushtetuese apo te miratoje nje ligj te standarteve me te mira Europiane per minoritet, ku tu garantoje shqiptareve perfaqesim te vetvetishem ne Parlament dhe ne Kuvendet Komunale? Dihet qe ne Podgorice shqiptaret kane vetem 1 anetar ne Keshillin Komunal te Kryeqytetit. Garantimi i ketij vendi me ligj per shqiptaret, e kompenson plotesisht numrin e votuesve shqiptare qe nese krijohet Komuna e Malesise, nuk do te jene me pjese e korpusit elektoral ne Podgorice. Ka edhe zgjidhje te tjera, te cilat Gjukanovici as qe do tua fershelleje fare. Atij i intereson me proNATOizmin te cilin ia perforcon dhe qendis per merak Tirana zyrtare. Rusise i mer parate dhe investimet, Europes dhe NATOs u mer legjitimitetin politik per pushtetin e tij mafioz dhe despotik.

Edhe vete Edi Rama me agjpropin e kordinuar te Klubit te Cunave te Merkelit, u perpoq per mbi se paku 2 vjet te shetiste si klloun neper media e forume nderkombetare nen petkun e liderit global, ndersa ne Shqiperi sillet si pushtetaruc tribal. U soll me torbe ne duar sa ne Washington (kur merte persiper demontimin e armeve kimike), e deri ne Pekin, sa ne Rome e ne Berlin, sa ne Ankara e ne Katar, me shpresen se mos siguronte ndonje kacidhe, por deshtoi. Sepse parate nuk shkojne aty ku ka korupsion e hajni. Parate nuk shkojne aty ku nuk ka Projekt e Vizion. Atehere me bishtin nder shale shkoi e beri marreveshje me keqberes e Mafia duke e mbushur Shqiperine me kanabis dhe plehra.
Te tille palaco Ballkanike, kane dale lakuriq tashme perballe nje Europe te trazuar e shqetesuar.

Kete tha Krishbaum kur erdhi ne Tirane. Kete perseriti Presidenti i Gjermanise kur kerkoi me shume pergjegjshmeri e kujdes ne politikat e zgjerimit te BE. Kete i tha edhe vete Merkeli, Edi Rames kur e priti dhe e gostiti me nje Konference per Shtyp ne Berlin.

Perpjekja e Edi Rames dhe agjpropisteve te tij qe te interpretojne Kancelaren Merkel si numeruese kriteresh, per te gjetur dallime mes numrave 5 dhe 7, si shprehese te dallimeve ne qendrime mes Krishbaumit, Presidentit te Gjermanise dhe Zonjes Merkel, jane si Poezia e Mjerimit ne kohe moderne, ku kafshate qe s’kaperdihet eshte pacipesia.

Kancelarja e Gjermanise nuk doli per te numeruar me Edi Ramen ne Konference per Shtyp. Po te kishin rendesi numrat per te, ajo me siguri do te kishte qene aq fisnike dhe e mire me Kryeministrin e Shqiperise, sa te mos i bente vend per takim ne dt 28 nentor, por ti gjente nje hapesire tjeter ne nje date me numer tjeter.

Kancelarja Merkel e takoi Edi Ramen per tia thene drejtperdrejte te verteten. Dhe e verteta e nje lidereje te madhe, te pergjegjshme e serioze Europiane, nuk mund te mbulohet dot me aritmetike dhe loje numrash nga asnje batakci ballkani.

Shqiperia nuk duhet te numeroje kritere e kushtezime, per tu bere vend i merituar qe synon te pranohet ne familjen Europiane. Shqiperia duhet te zhvilloje me pergjegjshmeri e seriozitet maksimal, Projekte, Vizion dhe Aspirata.

Me numra e numerime shkohet deri tek fotot e sforcuara europiane dhe votat e vlera me kanabis e plehra. Me Projekte, Vizion e Aspirata e bejme Shqiperine Europe, e cdo Lider Europian do ta kemi si pjese natyrale te familjes.

Share: