Home KRYESORE Levonja: Kultura e Edi Rames eshte me poshte se e Sali Berishes

Levonja: Kultura e Edi Rames eshte me poshte se e Sali Berishes

Nga Gavrosh Levonja

Vlerësimi I Shpëtim Nazarkos se “Edi Rama është kryeministri më I kulturuar pas Fan Nolit”, është një vlerësim subjektiv e për më tepër nuk I përgjigjet realitetit. E them këtë dukë u bazuar në faktin se I kam njohur disa nga kryeministrat e pas 1990-ës duke përfshirë dhe vetë Edi Ramën.

Së pari, Rama përsa I përket kulturës në fusha të ndryshme është disa shkallë më poshtë se paraardhësi I tij, Sali Berisha I cili është një enciklopedik, me njohuri të gjëra jo vetëm në ato fusha që kanë të bëjnë me administrimin si ekonomia e politika për edhe në letërsi e deri dhe në artet figurative.

Ishte një kënaqësi e vecantë të diskutoje me Berishën për politikën ndërkombëtare të viteve 70-80.

Vlerësim pak a shumë të njejtë kam dhe ku ve në balancë Ramën me Aleksandër Meksin apo dhe Fatos Nanon. Mendoj se kur vjen puna tek vlerësimi I nivelit kulturor të Ramës, mund paralelizohet më fasadat e bojatisura të pallateve.

Por ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se të kesh një kulturë të gjerë nuk do të thotë që je dhe një kryeministër apo ministër I suksesshëm.

Konkretisht, Fan Noli ka qenë shembulli tipik I një kryeministri të dështuar.

Share: