Nga Fadil Maloku
1.Investimet e medha ruse në shtetin Maqedon dhe kudo gjetiu, padyshim që e rrisin fuqishëm pretendimin e ushtrimit apo të ndikimit rus në rajonin e Ballkanit perëndimor. Kjo as që diskutohet.
2.Ngase, sfera e ndikimit rus, pas ngushtimit të hapsirës në Mal të Zi, i vetmi partner strategjik, përveq Serbisë, ka mbetë shteti Maqedon.
3.Por, meqë, SHBA-ja dhe përgjithësisht perëndimi, shtetin Maqedon, e kanë shpëtuar në një mënyrë, nga projektet morbide të fashizmit serb, atëherë të gjitha garniturat qoftë maqedone apo shqiptare, kane hyrë në obligime dhe aranzhime strategjike me Washingtonin dhe Brukselin.