Home KRYESORE Ilir Meta kandidat për President? Flet ministri Bushati

Ilir Meta kandidat për President? Flet ministri Bushati

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është pyetur në një intervistë te Mapo edhe për zgjedhjen e presidentit të republikës vitin e ardhshëm dhe nëse do të jetë Ilir Meta një kandidat i mundshëm apo jo.

Ja pergjigja e tij:

“E para, kjo është një çështje që fillimisht besoj se do të trajtohet në tryezën e koalicionit e më pas do të transferohet në sallën e Parlamentit, siç e përcakton Kushtetuta. E dyta, ka një praktikë që është ndjekur edhe në vitet e kaluara, por jemi edhe në një kontekst të ri ku ndryshimet kushtetuese që u miratuan me konsensus në korrik të këtij viti, e kanë retushuar disi figurën e Presidentit të Republikës, sidomos në raport me rolin e rij përkundrejt pushtetit gjyqësor. E kam thënë edhe në raste të tjera që është ende herët për të folur për përshtatshmërinë e kandidatëve të ndryshëm apo për të folur për kandidatë në vetvete, sepse fillimisht do të duhet përmes këtij procesi të skicohet një profil e më pas nga profili të shkohet te emri dhe besoj se ky proces do të zhvillohet me mirëkuptim, fillimisht brenda mazhorancës”, thotë Bushati.

Share: