Ministria e Bujqësisë jep alarmin duke deklaruar se Shqipëria është e rrezikuar nga gripi i shpendëve.
Gripi rikthehet në Evrope pas vitit 2006, ndërsa sipas ministrisë së Bujqësisë Shqipëria është e rrezikuar për shkak të shtegtimit të shpendëve të egër drejt lagunave.
Ministria e Bujqësisë ka urdhëruar ndalim e importit të shpendëve të gjallë nga vendet e prekura.
Ministria e Bujqësisë bën thirrje fermerëve për lajmërimin e Shërbimit Veterinar në rast konstatimi të shpendëve të ngordhura.
Në Tetor 2016, autoritetet në Austri, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër dhe Holandë kanë raportuar ngordhje në zogjtë e egër, për shkak te virusit H5N8 të influencës aviare.