Nëna e foshnjës 2 vjeçe e cila humbi jetën pasi baraka ku ajo jetonte u dogj ka rrëfyer momentet e tmerrit per shtypin. Ajo thotë e ëma e dy fëmijeve kishte vendosur ujë për të ngrohur në bombul që të lantë fëmijët, por më pas dëgjuan shpërthimin.
Mos lotëve nëna e vajzës së mitur akuzon zjarrfikëset që sipas saj kanë ardhur dy orë me vonesë, ndërsa thotë se askush nuk i ndihmoi…
“Kishte vvënë bombulën për të ngrohur ujin për të larë kalamajtë dhe erdhi te mua për të pirë kafe, plasi bombla. Në atë moment lajmëruar policinë, asnjë nuk ka ardhur. Dy orë flakët. Po të kishte mundësi të kishte ardhur zjarrfikësja mua do më kishte shpëtuar fëmija. Kemi pritur dy orë zjarrfikësen. U mundova vetë, por nuk kisha si ta shpëtoja. Pas dy orësh erdhën kur mu dogj goca. Ç’i doja pas dy orësh unë, kur më iku fëmija”, thotë mes lotësh nëna e 2-vjeçares.