Analisti Andi Bushati ka bere sot ne News 24 nje analize shume te mire te ceshtjes se Himares. Nderkohe qe shumica e shqiptareve shohin spektaklin bajat te Kryeministrit ne Parlament njelloj sic shohin tifozet futbollin, pa e vrare mendjen pse ai nuk po jep llogari se pse po plackitet dhe grabitet Himara, ka mendje te kthjellta qe as ju hyn fare ne xhep ai spektakel, por shkojne menjehere tek thelbi.
Ja cfare thote Bushati tek intervista e tij: “Pyetja që shtrohet eshte, a ka të drejtë Rama të marrë një studio arkitekturore e të verë në zbatim një projekt per imazhin e qytetit?
A është e drejtë të bëhet kjo pa u konsultuar me qytetarët? Rama dje tha se investime janë bërë në imazhin e çdo qyteti, po a është ky debati?
Mbase debati mund të jetë, a ka të drejtë të ndërhyjë edhe në imazhin e dritareve të çdo shqiptari?” Sepse ne cdo vend normal te botes, qyteti behet qe ti pelqeje banoreve dhe ti sherbeje atyre ne rradhe te pare.