Policia e Brescias ka vënë në pranga një shtetas nga Kosova i cili akuzohet për nxitje të xhihadit. Arrestimi i tij u bë gjatë finalizimit të operacionit të koduar «Tut Elimi» që në turqisht do të thotë “më kap dorën”.
Shtetasi kosovar akuzohet për nxitje të akteve terroriste duke përdorur teknologjinë informatike. Mediat italiane raportojnë se autoritetet kanë identifikuar në Brescia dhe rrethina të saj të paktën 7 persona, mes tyre dhe të re italiane që aspirojnë për xhihad. Njëri prej tyre arriti të bashkohet me ISIS.
Nuk dihet akoma pse ky operacion policor italian eshte definuar me emer turk ndersa te arresturit jane shqiptare…