Home KRYESORE Lapsi.al: Levizje ne Prokurori, Llalla kundër Këshillit të Prokurorëve

Lapsi.al: Levizje ne Prokurori, Llalla kundër Këshillit të Prokurorëve

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka bërë disa lëvizje të tjera në organin qëndror të akuzës dhe në prokuroritë e disa rretheve. Lapsi.al mësoi se disa nga këto lëvizje janë në kundërshtim me vendimet e Këshillit të Prokurorisë.

Edhe pse Këshilli votoi për të kaluar prokurorin Dritan Gina nga Durrësi në Tiranë, Llalla e ka komanduar atë si drejtues të prokurorisë së Elbasanit. Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, drejtoreshë e marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Burime të konfirmuara thanë për Lapsi.al se me kërkesë të prokurorëve, Këshilli i Prokurorisë ka vendosur transferimin e prokurorit Madrid Kullolli nga Prokuroria e Përgjithshme në prokurorin e Durrësit. Në Durrës është votuar në Këshill kreu i prokurorisë së Fierit, Ardian Ylli, që ka bërë kërkesë për një transferim të tillë.

Në prokurorin e Tiranës Këshilli ka votuar për të kthyer shefin e akuzës së Shkodrës, Granit Shahu. Kryeprokurori Llalla dekretoi qe kreu i prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha të emërohej prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Por pas dekretit, Lapsi.al mësoi ai ka vendosur ta komandojë Fushën në postin që kishte në krye të prokurorisë së Tiranës. Të njëjtin veprim ka bërë edhe për Ramadan Trocin, që e kaloi në Prokurorinë e Përgjitshme, por sërish e ka komanduar në krye të prokurorisë së Vlorës. /Lapsi.al

Share: