Në hapje të Forumit për Zhvillimin e Medias, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt i ka kujtuar politikës shqiptare një prej rekomandimeve të ODIHR dhënë në zgjedhjet e vitit 2015, ku kërkon shfuqizimin e nenit 84 të kodit zgjedhor që lidhet me ndalimin e transmetimit të pamjeve filmike të prodhuara nga partitë politike.
“Ashtu siç e dini, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është e angazhuar që të mbështesë reformën zgjedhore. Në këtë kuadër, më lejoni t’ju rikujtoj një prej rekomandimeve të dhëna nga ODIHR në vitin 2015: “shfuqizimi i dispozitave të Nenit 84 të Kodit Zgjedhor që lejon filmimet e prodhuara nga partitë politike të transmetohen në lajme.”, tha Borchardt qe më tej foli edhe për sigurinë në punë të gazetarëve dhe luftë kundër informalitetit në sektorin mediatik.