Home KRYESORE Paloka: Të përfshihet në kalendar referendumi kundër plehrave

Paloka: Të përfshihet në kalendar referendumi kundër plehrave

Partia Demokratike kërkon që të përfshihet në rend të ditës kërkesa për referendum kundër importit të mbetjeve. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka tha se kërkesa jonë për referendum nuk është futur në asnjë seancë apo në kalendar. Sipas tij, kjo bëhet më qëllim të qartë për të mos e kaluar.

“Referendumi që kërkojmë ne nuk ka lidhje me dekretin e presidentit. Por dhe dekreti duhet të vijë sa më parë.”-tha Paloka.

Share: