Home KRYESORE PANAIRI, PERVJETORI I LASGUSHIT DHE, DITELINDJET E BALLES APO VELIAJ

PANAIRI, PERVJETORI I LASGUSHIT DHE, DITELINDJET E BALLES APO VELIAJ

Nga Alfons Zeneli

Kur panairi i librit, i fenomenit me dritemadh pas Perendise shnderrohet ne parade kllouneske, kur pozimi me libra nuk ndryshon prej pozimit me xhinse te grisura apo mercedes, kur pseudo kritiket, pseudo shktimtare te pompuar sipas variantit “Loli-Coli” dhe “Lena -Prena” kalojne ne orgazme prej antivlerave te miqve, kuneterve, dashnoreve, kur romanet dhe librat me poezi prodhohen si albume hip hopi apo tallavaje, kur stenda e X “shkrimtari” gelon nga bibat, torollaket, analfabetet dhe mikrofonet lepirese te mediave servile lapangjose, kur pikerisht keta zelltare te panaireve nuk lexojne asnje rresht gjate vitit dhe nuk njohin korifejte e letersise e te mendimit, kur barkderrat me unaza dhe varse blejne X6, por jo libra dhe kur cicat jane ne tru e trute ne cica, do te thote se shoqeria mdodhet ne cakun e fundit te nje humnere te frikshme.

Para disa ditesh ishte pervjetori i vdekjes se njerit prej lirikeve me te medhenj te Evropes i cili kendoi ne shqip : Lasgush Poradecit. Pothuajse heshtje. Ne nje vend normal do te duhej ta mernin vesh te gjithe banoret e Republikes kete perkujtim. Por jo. Heshtje. Lirik, filozofik, studiues, perkthyes…por jo… Asgje. A e imagjinoni dot se cfare do ish bere sikur te kish patur ditelindjen Taulant Balla apo mami i Erionit? O nene, o nene… Do capeleheshin i madh e i vogel…

Do vlonte publiciteti, koketat, ahengu, karkalecat e detit e zogjte e qiellit e do derdhej vera lume…ne Kalane e Lekursit, ne Lalez, ne Lagunen Blu edhe ne rezidencen e vete Zotit do benin party barkderret idiote, politikanet me veshje firmato, gazetaret krrimba, shkruestaret butake…

Kurse njerezit permbyten, taksohen, gjobiten, burgosen, pertallen….Kurse Fishta, Lasgushi, Naimi dhe mendimtaret dritedhenes te kombit lihen e lemyshken neper bustet e vetmuar periferive. E ku dreqin ka me keq se kaq?

Share: