Home KRYESORE Intervista e parë si Zonjë e Parë, Melania i zbulon sekretin Donald...

Intervista e parë si Zonjë e Parë, Melania i zbulon sekretin Donald Trumpit

Melania Trump ka dhënë intervistën e pare si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në emisionin “60 minutes” në CBS, ish-modelja sllovene u ndal të fliste edhe për bashkëshortin e saj, duke nxjerrë edhe disa sekrete të vogla për presidentin e ri të SHBA-ve.

E pyetur nëse Donald Trump është një njeri që dëgjon, ajo u përgjigj :

“Mendoj se mua më dëgjon. Por në fund ai bën atë do vetë. Ai është i rritur dhe i di pasojat. Unë i jap mendimet e mia, por ai vendos vetë. Herë më dëgjon dhe herë jo”.

Gjatë intervistës për CBS Donald Trump foli për shumë tema të nxehta, por ajo që bëri më shumë bujë ishte rikonfirmimi i ndërtimit të murit me Meksikën për të ndalur vrullin e emigrantëve të paligjshëm dhe deportimi i 3 milionë emigrantëve.

Share: