Home KRYESORE Përçahet mazhoranca?Paloka: Nuk kanë as kuorumin te konferenca e kryetarëve

Përçahet mazhoranca?Paloka: Nuk kanë as kuorumin te konferenca e kryetarëve

Partia Demokratike nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës së Konferencës së Kryetarëve. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka tha se mazhoranca nuk ka kuorum dhe si e tillë nuk mund të mblidhet ajo vete!

“Ne e kemi bërë me dije administratën e kuvendit që dje që nuk mund të jemi pjesë e kësaj konferencë. Do dalin dhe me stilin e tyre do te shesin përrallat e rradhës për kete arsye ne u larguam. Të shkojnë të bëjnë detyrën e tyre pranë qytetarëve shqiptarë, bëhet fjalë për propagandë dhe mashtrime. Nuk kanë as kuorumin edhe konferenca e kryetarëve ka nevoje per kuorum. Largimi yne ka lidhje me situaten te mos bejne palaçon.” – tha Paloka.

Share: