Home KRYESORE Plani i elektoral i arrestimit të Sali Berishës…?

Plani i elektoral i arrestimit të Sali Berishës…?

Sipas burimeve të 360grade.al, në kampin rozë, po qarkullon një frikë e madhe për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2017. Bilancet e “arritjeve” janë shumë mediokre dhe aleancat politike të pasigurta.

Disa nga këshilltarët më radikalë pranë kryeministrit, janë duke u përpjekur intensivisht, ta bindin atë, që rruga e vetme për të hyrë në një fushatë elektorale të elektrizuar, do të vinte nga një apo disa veprime në fushën e drejtësisë.

Dhe pikërisht kjo lidhet me mundësinë që për çështjen Cez, të mund të thirret i pandehur ish kryeministri Berisha. Acarimet më të fundit në Kuvendin e Shqipërisë dhe kryesisht në Komisionin hetimor të drejtuar nga Taulant Balla, nuk janë thjesht një shaka apo një humor i kripur.

Në kupolën e ngushtë të PS, thonë burimet e 360grade.al, duket se janë fare afër vendimit për të bërë të mundur arrestimin e Berishës, në fillimin e vitit të ardhshëm, për të çuar në maksimum ashpërsinë, radikalizimin e Fushatës Elektorale të PS, të vitit 2017.

Në këtë periudhë Rama, falë keqmenaxhimit të partisë, ka një situatë të nderë, brenda rradhëve të saja, që është pasuar me një fragmentarizim të vazhdueshëm. Dalja e Ben Blushit dhe krijimi i partisë së tij të pamvarur, do të shkëpusë sigurisht vota të majta.

Lëvizja e Koço Kokëdhimës, pamvarsisht natyrës së saj reformuese, ka krijuar ditë pas ditë një situatë 2 polare brenda PS dhe veprimet hakmarrëse të Ramës, ndaj ndjekësve të Kokëdhimës, po e forcojnë ditë pas dite, një krisje të thellë në parti.

Dukshëm sot, Partia Socialiste, është më shumë se kurrë e përçarë dhe e pakënaqur në rradhët e anëtarësisë së vet.

Dhe duhet pra, e këshillojnë strategjistët radikalë Ramën, një lëvizje e fortë, që ta ndajë elektoratin si me thikë, në Rozë dhe Blu, duke krijuar një provokim të madh parazgjedhor me arrestimin e ish kryeministrit Berisha, që sigurisht nuk do të ishte pa pasoja.

Por do të ishin pikërisht këto pasoja, që do të krijonin një situatë të favorshme zgjedhore për Ramën. Ai kësisoj do të zhvleftësonte faktorin Blushi, do fuste në rresht Kokëdhimën dhe do ti bënte një presion të fortë të gjitha votave të majta të Ilir Metës. Duke i vendosur alternativën e ngurtë, ose me Berishën dhe PD, ose me mua dhe PS. 360grade.al

PS: Fotoje eshte montazh e marre nga interneti.

Share: