Home KRYESORE Punonjëset denoncojnë në polici pronarin italian të rrobaqepësisë

Punonjëset denoncojnë në polici pronarin italian të rrobaqepësisë

Pronari italian i një rrobaqepsie në Durrës prej disa muajsh nuk i paguan punonjëset e tij, duke bërë që këto të fundit ta denoncojnë në polici.

Seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë në Durrës njofton se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit italian me inicialet A.B. 49 vjeç, banues në Itali.

“Më datë 04.11.2016, ndaj tij kanë bërë kallëzim shtetaset D. P. 28 vjeçe, B.A. 24 vjeçe, P.K. 43 vjeçe, A.P. 38 vjeçe, E.M. 22 vjeçe, F.K. 40 vjeçe, banuese në Durrës, pasi pronari i firmës së rrobaqepsisë ku ato punojnë ka 4 muaj që nuk i ka paguar dhe nuk i ka shlyer detyrimet e sigurimeve shoqërore”, thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Fshehja e të ardhurave”dhe “Mashtrimi”parashikuar në nenet 180 dhe 143 të Kodit Penal./laspi.al

Share: