Home KRYESORE Putin: Unë dhe Trump do të normalizojmë raportet SHBA-Rusi, e vështirë të...

Putin: Unë dhe Trump do të normalizojmë raportet SHBA-Rusi, e vështirë të punoje me Obamën

“Donald Trump e konfirmoi qëllimin e tij për të normalizuar marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë. Edhe unë bëra të njëjtën gjë” kështu u shpreh presidenti Vladimir Putin gjatë një konference ndërsa po merr pjesë në samitin e Apec, në Lima të Perusë.

Kreu i Kremlinit bëri edhe një bilanc të marrëdhënies së tij me presidentin Obama duke u shprehur se ishte e vështirë bashkëpunimi me të por gjithmonë kanë respektuar njëri-tjetrin gjatë këtyre 7 viteve.

Ndërsa një ditë më parë mediat folën për një shtrëngim të ftohtë duarsh mes Putin dhe Obamës duke treguar edhe një herë tensionet mes tyre.

Gjatë Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik të Paqësorit dy liderët biseduan për çështjen e Ukrainës dhe konfliktin në Siri duke anashkaluar zhvillimin më të fundit zgjedhja e Donlad Trump President i SHBA.

Media

Share: