Home KRYESORE Qeveria fut 9 xhihadistët e dënuar në “Listën e OKB-së”

Qeveria fut 9 xhihadistët e dënuar në “Listën e OKB-së”

Qeveria shqiptare më 2 nëntor ka marrë vendim që të shtojë në listë edhe 13 persona të tjerë të rrezikshëm si masë kundër financimit të terrorizmit. Bëhet fjalë për listën e njohur si lista e OKB-së, listë e hartuar nga çdo shtet në bazë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit.

Mes 13 personave, 9 prej tyre janë pikërisht grupi i “xhihadistëve” të dënuar nga gjykata për rekrutim të luftëtarëve shqiptarë të ISIS.

Në 3 maj të këtij viti gjykata e shkallës së parë i dënoi të akuzuarit me 126 vite burg gjithsej, vendim i cili u ankumua edhe nga vete ata dhe nga prokuroria. Ndërsa Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pritet të shpallë vendimin ditën e nesërme.

Bujar Hysa, i akuzuar si drejtues i grupit, u dënua me 18 vjet burg, ndërsa Gerti Pashja e Genci Balla u dënuan me nga 17 vite. Zeqir Imeri u dënua me 16 vjet ndërsa Verdi Morava, Orion Reçi e Edmond Balla u dënuan me nga 13 vjet. Fadil Myslimani u dënua me 12 vjet, ndërsa Astrit Tola u dënua me 7 vjet.

Share: