Kryeministri Rama në foltoren e Kuvendit foli edhe lidhur me reagimet e Athinës për prishjen e objekteve në Himarë. Rama e quajti praktikë rutinë prishjen e 12 ndërtimeve pa leje dhe 6 ngrehinave në proces legalizimi dhe pa arsye për të angazhuar një shtet fqinj si Greqia.
“Pse fqinjëve tanë që nuk u erdhi mirë që në një postim miqësor unë përmend Gjergj Dushmanin? Unë nuk mërzitem fare kur më thonë se në Himarë flitet sot greqisht dhe as e folura shqip në Athinën e djeshme nuk e bën Athinë qytet shqiptar, dhe as e folura greqisht në Himarë nuk ka për ta bërë kurrë qytet grek”