Se fundi po flitet se për të gjitha shërbimet që avokati Spartak Ngjela bën ndaj Edi Ramës, ai paguhet me 3 mijë euro në muaj nga kryeministri. Burimet mediatike thone qe pagesa nuk del nga paratë e Kryeministrisë, por nga klientela e afërt e Ramës.
“Ekspres.al” ka mësuar se çdo fillim muaji, Ngjela paraqitet tek biznesmeni Pandi i Ramës, i cili i jep pagesën. Një nga dëshmitarët tregon edhe si e zbuloi marrëdhënien sekrete të Ramës me Ngjelën.
“Isha ulur bashkë me biznesmenin Pandi, kur këtë e merr në telefon një numër. Në fillim Pandi rrudhi buzët, pastaj na kërkoi leje që të largohet. Duhet të iki se më pret Ngjela duhet t’i jap pagën e muajit”, “E ke marrë avokat?” ishte pyetja e dëshmitarit, ndërsa përgjigjja e Pandit ishte: “Nuk kam ndër mend të humbas gjyqe që ta marr avokat, por e kam porosi nga Rama që t’i jap çdo muaj 3 mijë euro” shkruan 360grade.al