Home KRYESORE “Rama kruhet si Shaban Qosja me Greqinë”

“Rama kruhet si Shaban Qosja me Greqinë”

Pasi ka dëgjuar intervistën e djeshme të Ramës për tv grek Skay, gazetari Andi Bejtja e ka quajtur sjelljen e kryeministrit të denjë për atë të Shaban Qoses, personazhit të famshëm që kruhej edhe kur nuk kishte punë.

Në në një shënim në Facebook Bejtja pasi thotë se Rama nuk dihet të ketë frikë tua thotë të vërtetat në sy fqinjve shton se duhet ta bëjë këtë: “Jo duke mbyllur gojën, duke e kthyer heshtjen në mall që shitet, nuk po them këtë se mos keqkuptohem, por jo duke u bërë historian nga pozitat e Kryeministrit, duke folur për histori Akropoli, duke u shprehur nuk jemi më të vegjël, etj, etj., që sa do ta kundërshtojë nuk është as më pak e as më shume provokim prej Shaban Qoseje.

Është e lehtë të sillesh si lider i Aleancës Kuq e Zi e të fitosh duartrokitjet nacionaliste të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufirit dhe është tjetër gjë të jesh Kryeministër serioz që mendon të rregullosh përditshmërinë si të çamëve ashtu edhe të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi” ka shtuar Bejtja me frikën se këto veprime të Ramës do të rëndojnë mbi emigracionin shqiptar.

Share: