Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Perfunduan zgjedhjet presidenciale ne Bullgari dhe Moldavi. Te dy presidentet e rinj te sapo zgjedhur ne keto dy vende Euro-Lindore jane shprehur gjate fushatave te tyre zgjedhore presidenciale kunder sanksioneve ekonomike te BE ndaj Rusise.
Ky hap mbrapa drejt interesave pro-Ruse deshmon nje dyzim gjeopolitik Euro-Rus te Bullgarise dhe Moldavise. Kjo tendence eshte shume e rrezikshme ne kete Rajon.
Nga ana tjeter ky riorientim bi-vektotial Euro-Rus i Bullgarise dhe Moldavise tregon edhe rritjen e ndikimit, ndoshta edhe te presionit Rus mbi keto dy vende.
Ngadalesimi e politikave te BE ne mbeshtetje te shteteve te Evropes Lindore, perfshire edhe politikat e zgjerimit drejt vendeve te Ballkanit Perendimore kane krijuar nje vakum te rrezikshem ne kete Rajon.
Pikerisht kete vakum te BE po shfrytezojne faktoret dhe aktoret e brendshem pro-Rus te ketyre shteteve per te terhequr ndikimin Rus drejt vendeve te tyre si dhe per te ri-orientuar prioritetet e tyre drejt Moskes.
Ne kete luhatje gjeopolitike Euro-Ruse ne Bullgari, Moldavi dhe ne hapsirat e Ballkanit Perendimore ka pase ndikim edhe Brexit i Britanise se Madhe.
Brexit ka krijuar panik politik brenda BE, ka gjalleruar forcat euroskeptike dhe levizjet populiste e per pasoje te tyre ka ndikuar ne ngadalesimin e politikave te BE drejt Evropes Lindore si dhe ka frenuar ose ngadalesuar politikat e zgjerimit.
Se fundi, nga renditja dhe jo nga rendesia, viti elektoral presidencial ne ShBA(2016) dhe rezultati perfundimtar i tij eshte shoqeruar me nje terheqje te dukshme te pranise dhe rolit te ShBA ne kete Rajon.
Terheqja dhe pasiviteti i administrates Obama gjate vitit 2016 ne Evropen Lindore dhe relativisht edhe ne Ballkanin Perendimore si dhe paqartesite e pritshmerive nga Presidenti i sapozgjedhur i ShBA, Donald Trump po shfrytezohen haptazi si dhe ne menyre konspirative nga faktoret dhe aktoret pro-Rus si dhe nga strukturat e BIA (sherbimit inteligjent Rus) per te ri-orientuar gjithe vendet e Evropes Lindore dhe te Ballkanit Perendimore drejt Rusise.
Pike se pari veprimi i gjeopolitikes Ruse eshte me evident ne vende qe jane prane gjeografikisht me te dhe qe kane pakica Ruse, sic jane Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia.
Prezenca Ruse eshte rritur edhe ne vende qe kane minoritete te ndryshme te pakenaqura, e qe per kete nxiten nga Rusia perkunder shteteve ku ato ndodhen, sic eshte Nagorni-Karabak ne Azerbajxhan.
Roli i Rusise po ndjehet dukshem dhe rritje edhe vendet me te varfera te BE, qe vuajne keq-qeverisje, krim te organizuar dhe korrupsion si dhe me tradita te vjetra lidhje gjeopolitike me Rusine sic eshte Bulgaria.
Strategjikisht vemendja dhe veprimi Rus duket te jete rritur dukshen e me agresivitet edhe ne Ballkan. Posaqerisht kjo duket sidomos ne vende filo-Ruse si Serbia apo me pakica agresive Serbe si Bosnie&Hercegovina e Mali i Zi.
Se fundi, prania e roli agresiv Rus eshte ne rritje edhe ne vende ku politikat zyrtare jane vete-orientuar prej disa vitesh drejt Moskes, sic eshte rasti i Maqedonise.
Pra kemi rritje te pranise, ndikimit dhe veprimtarise Ruse ne mbare hapsirat qe kane pas qene ne ombrellen e vjeter te Rusise Cariste
(1878-1917) e me vone, mbas Luftes se Dyte Boterore ne zonen gjeopolitike te BRSS (1945-1989). Pra, kemi nje tendence ringjallje te etheshme te doktrines tradicionale Euro-Lindore te Rusise.
Ne Evropen Lindore dhe ne Ballkanin Perendimore, vetem shqiptaret kudo qe ndodhen si dhe vetem dy shtetet e tyre, Shqiperia dhe Kosova vazhdojne te jene te pandikuara nga interesat gjeopolitike te Rusise dhe politikat aktuale te Putinit.
Faktori shqiptare vazhdon te mbetet me pro Euro-Atlantiku ne Ballkanin Perendimore, megjithese perballet me sfida te medha dhe me mbeshtetje te pamjaftueshme, sidomos nga Bashkimi Evropian.
Ne menyre te vecante faktori mbare shqiptare dhe dy shtetet shqiptare, Shqiperia dhe Kosova kane qene dhe mbeten konsistente pro Shteteve te Bashkuara te Amerikes, pavaresisht ndryshimeve ne Shtepine e Bardhe.
Situata gjeopolitike aktuale ne Evropen Lindore, ne vende si Bullgaria dhe Moldavia si dhe ne Ballkanin Perendimore, ne vende si Serbia, Bosnie&Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia eshte mjaft e paqendrueshme.
Kete paqendryeshmeri gjeopolitike e kane prodhuar faktore te brendshem pro-Ruse te sponsorizuar nga Moska. Sikunder e kane mundesuar krizat e dobesite e BE dhe pasiviteti dhe terheqja relative e ShBA per shkak te zgjedhjeve presidenciale.
Koha kerkon nje rishikim teresor te strategjise Euro-Atlantike, BE, NATO dhe ShBA drejt Evropes Lindore dhe Ballkanit Perendimore per te frenuar revanshin gjeopolitik te Rusise me tere pasojat e tij.
Ne vetvete, pa nje strategji mbeshtetese politike, ekonomike dhe ushtarake nga strukturat Euro-Atlantike, Evropa Lindore dhe Ballkani Perendimore nuk kane permasa, fuqi dhe status per t’u perballur me revanshin gjeopolitik te Rusise.