Home KRYESORE Shiu pushon por përgatituni për një tjetër sfidë nga moti

Shiu pushon por përgatituni për një tjetër sfidë nga moti

Dita e sotme do vijojë të jetë me rreshje në gjithë vendin dhe nesër pritet një përmirësim. Ndërsa javës tjetër temperaturat do ulen duke u bërë shumë ftohtë dhe reshjet do të ndërpriten.

“Duke filluar nga dita e diele dhe në fillim të javës do të kemi ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë. Por kjo situatë do të sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave ku në zonat malore dhe ato bregdetare, dita e dielë dhe ajo e hënë nuk do t’i kalojë 14-15 gradë celcius.

Dita e martë parashikohet të depërtojnë masa më të ftohta të paqëndrueshme nga pjesa veriore e Europës e cila do të rikthejë reshjet e shiut me intensitet mesatar në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.

Ndërsa në zonat malore, në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, parashikohet që ditën e martë të fillojnë reshjet e para të dëborës. Do të sjellë një rënie të ndjeshme të mëtejshme të temperaturave me 7-8 gradë celcius. Në zonat malore nuk do ti kalojnë 3 gradë në mesditë, ndërsa në zonat e ulëta dhe ato bregdetare parashikon që mos t’i kalojë 10 gradë celcius”, bën të ditur sinoptikania Rezarta Xhakollari, për “Tch”.

1797548_10204671676569279_9204879931387041608_n reshje-shiu

Share: