Raportet Shqipëri-Greqi kanë qenë pjesë e diskutimit të rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, ku ishte i ftuar analisti Shpëtim Nazarko qe ndahu me publikun qëndrimin e tij sa i takon deklaratave dhe tensioneve të krijuara ditët e fundit me shtetin fqinj, ndërsa theksoi se Shqipëria është vend i vogël dhe se nuk mund të hap ‘zjarr’.
Nazakro pohoi se kryeministri Edi Rama i ‘ftoi’ grekët në provokacion sa i takon çështjes së gravurës.
“Situata me Greqinë ka ndryshuar dhe nuk është më si më parë. Deklaratat e Blushit për Himarën ishin për votat, Ne kemi pasur probleme me Greqin dhe Serbinë, por Rama imponoi të diskutohej për Trepçën. Ne mund të flasim për nacionalizëm dhe patriotizëm, pro nëse nuk shfrytëzojmë interkonjeksionin me Serbinë, këto terma janë përralla, të vdekura. Në momentin që Greqia kërcënon deri me veto, siç thoshte Milo, atëherë Greqia e ka keqe me Maqedoninë, me ne, apo dhe me BE për shkak të borxheve. Në momentin që ti zgjedh kur je i vogël, nuk mund të hapësh dy fronte njëherësh. Lojtarët e mëdhenj mund të luajnë dy fronte njëherësh. Por ne se bëjmë dot. Kur je vend i vogël, nuk mund të hapësh dy zjarre njëherësh, pasi kemi probleme me pronat çame në Greqi, madje dhe me Serbinë. Lëvizja, diplomacia e Shqipërisë ka arritur një traktat miqësie që nuk ka arritur të bëjë asgjë për ligjin e luftës.”, tha Nazarko.