Home KRYESORE Shqiptaret si Mustafa Nano kane frike shkretetiren, jo islamin!

Shqiptaret si Mustafa Nano kane frike shkretetiren, jo islamin!

Nga Kreshnik Osmani

Tek syte e Mustafa Nanos dhe te shume prej elitave intelektuale shqiptare nuk kam hasur asnje frike prej islamit. Kane frike nga shkretetira dhe kane te drejte.

Beduinizimi eshte fenomen i rrezikshem qe kultivon nepermjet sygjestionimit shkretetiren tek sferat e trurit te njeriut pergjegjese per mendimin, per intelektin, per artin, per kulturen, per humorin, per ndjenjen, per dashurine, per poezine, per melodine etj.

Shkretetire do te thote qe teresine e aktiviteteve te lumturise normale njerezore, t’i shpallesh te rrezikshme.

Shkretetire do te thote te mendosh per Kashmirin dhe Jemenin dhe te mos mendosh per Hasin, per Mitrovicen per Tetoven dhe per Saranden.

Shkretetire do te thote te shpallesh lufte formave te ndryshme te humorit.

Shkretetire do te thote te urresh gjithçka qe tingellon bukur per shpirtin, per mendjen, per veshin, per syte.

Shkretetire do te thote te ushqehesh vetem me ferra dhe te urresh njerezit e gezuar.

Shkretetire do te thote qe qielli i kalter dhe gjelberimi te te erresojne syte.

Shkretetire do te thote te mos duash popullin tend dhe te vdesesh per Sirine e Jemenin.

Shkretetire do te thote te urresh kedo qe shkruan bukur, qe kendon bukur, qe vishet bukur, qe pikturon bukur, qe duket bukur, qe i bie pianos bukur, qe luan futboll bukur, qe ecen ne rruge bukur.

Shkretetire do te thote te flasesh vetem per vdekjen dhe syve te bukur te jetes te mos i kendosh kurre.

Shkretetire do te thote te shkelesh me kembe dhe te poshterosh gjithçka te gjelber qe tenton t’i jape shkretetires jete.

Shkretetire do te thote te besh Zotin te urryer per njerezit.

Shkretetire do te thote te besh profetet e Zotit te urryer per njerezit duke u thene atyre se ti kokrra e injorantit i perfaqeson ata.

Shkretetire do te thote vdekje prej helmit te pabese te akrepeve qe ndryshe nga gjarpri te sulmojne edhe kur je ne gjume.

Shkretetire do te thote te urresh zakonet e bukura te popullit tend dhe te vraposh pas zakoneve te shkretetires.

Shkretetire do te thote injorance, thatesire, frike, ngurtesi, kafsheri, pabesi, gjallesa te vogla, brumbuj, buburrece, hiena, inskte te frikshem dhe lloje zhapikesh qe po te ushqehesh me to te behet seks me shumë.

Shkretetire do te thote te shkosh tek Profeti i Zotit dhe ti thuash se nuk te vjen per t’i puthur femijet e tu.

Shkretetire do te thote te pyesesh Profetin a duhet patjeter te puthet femija yt?!

Shkretetire do te thote tu presesh nje pjese te vagines vajzave te vogla qe te mos kene epsh dhe t’u thuash njerezve se kjo eshte histori me fe e me nder.

Shkretetire do te thote te mos perkedhelesh femijen kurre, te mos dashurosh kurre por te besh vetem seks.

Shkretetire do te thote edhe shume gjera te tjera te tmerrshme, te frikshme, te poshtra, por jetë jo!

Ata kane frike nga shkretetira ndersa islami eshte gjelberimi qe zbriti per te shuar shkretetire.

U zbrit ne mesin e shkretetires per t’u henger dhembe me dhembe dhe per te zhvilluar ne emer te jetes dhe te njerezimit, betejen me te pergjakshme me te!

Share: