Home KRYESORE Sondazhet në SHBA/ Trump do të zgjidhet President!

Sondazhet në SHBA/ Trump do të zgjidhet President!

Donald Trump do të jetë fituesi i zgjedhjeve dhe presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky është parashikimi që ka bërë profesori i njohur i historisë në Universitetin e Uashingtonit, Allan Lichtman, i cili ka parashikuar saktë fituesin e zgjedhjeve presidencialeve që prej vitit 1984.

Sipas tij, Trump do të fitojë jo sepse ka zhvilluar një fushatë më të mirë se Clinton, apo për shkak të skandalit të saj të emaileve. Por për Lichtman, triumfi i mundshëm i miliarderit njujorkez është fryt i një konteksti historik,informon tv klan.

“Zgjedhjet presidenciale nuk janë gjë tjetër veçse një përballje mes stabilitetit dhe trazirave politike ku asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, shpjegon profesori.

Allan Lichtman është kthyer në një orakull në SHBA, pasi në 8 zgjedhjet e fundit ka arritur të gjejë me sukses fituesin.

Sidoqoftë, sondazhet që flasin kundër teorisë së tij dhe pro Clintonit nuk janë të pakta. I fundit është ai i kryer nga Reuters dhe kompania e sondazheve Ipsos, të cilat vlerësojnë se Hillary ka 90% mundësi të jetë presidentja e ardhshme e SHBA.

Share: