Home KRYESORE Spiropali – Berishes; Bëji të fala spiunit tënd dixhital

Spiropali – Berishes; Bëji të fala spiunit tënd dixhital

Reagimi i Spiropalit – Berishes bëji të fala spiunit tënd dixhital

Ish-drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali ka reaguar ndaj akuzave te renda ne adrese te saj nga  ish-kryeministrit Sali Berisha.

Reagimi i plote i Spiropalit

I dashur Doktor,

Sot “New York Times” shkruante se përdorimi i shumtë i rrjeteve sociale të shkatërron karrierën dhe në fund të hedh në erë edhe psiken. Doktor, në djall karriera pa kthim, ruaj të paktën psiken.

Hiq dorë nga ai spiuni dixhital. Nuk është serioze. Merru me gjëra më të fisme në këtë muzg të jetës.

Nuk di a të tha ai doganieri dixhital se e kishe kthyer doganën në pronë të Shikut të Gazidedes dhe katër nëndrejtorët e përgjithshëm i kishe nga fshati yt. Të ardhurat e shtetit zhdukeshin pa gjurmë nëpër xhepat e klanit tuaj primitv.

Vetëm në një vit e gjysëm pas batërdisë tënde në kohën që unë drejtova doganën mblodhëm 300 milionë dollarë me tepër se e njëjta periudhe e kohës tënde nepotike, dhe siguruam rritjen më të lartë të të ardhurave në dhjetë vitet e fundit.

Vetëm nga akciza e naftës së zhdukur nga klani shiks, siguruam rritje rekord prej 17 përqind. Mbi të gjitha i kthyem doganës fizionominë shtet-ndërtuese.

Nëse ekziston, bëji të fala spiunit tënd dixhital, ndonjë mi mbetur skutave të doganës, nga koha jote e vdekur.

Ish-kryeministri Berisha, duke iu referuar një të ashtuquajturi, “doganieri dixhital”, akuzon ish-drejtoren e Doganave për vjedhje masive gjatë kohës që mbante atë post.

Sipas tij, dokumentet e doganës greke tregojnë se Spiropali ka abuzuar gjatë kohës kur ushtronte detyrën.

Share: