Home KRYESORE TE FALA NGA VLORA

TE FALA NGA VLORA

Nga Arben Abazaj

“O jeten o kuleten”, thenia e famshme e banditeve qe prej ndoshta mijra vitesh, tanime ne Vlore ka mare tjeter permase, edhe me bandite, edhe kriminale edhe me te neveritur: “Edhe jeten edhe kuleten”, dhe te dyja bashke si jeta dhe kuleta te merret prej banditesh diten per diell, naten, ne te gjithe qytetin nen aprovmin e plote te shtetit.

E di tani po imagjinoni banda me arme ne dore qe kane pushtuar rruget e Vlores?! Naive! Jane te tjera banda!

Ne rruget brenda qytetit ne akset kryesore te tij, vepron banda e TISPARK, ajo mund te bej c’te doje ne xhepat e tu, te gjobit sa te doje vete ajo, e nese nuk e paguan gjoben te sekuestron peonen me vetgjyqesine e saj, pa asnje mandat nga asnje institucion shteteror. E gjithe kjo rrjepje e kuletes behet diten per diell dhe shteti hesht! Hesht Bashkia, hesht policia, hesht prokuroria! Vidhen e dhunohen qytetaret!

Ne rrugen ne dalje te Vlores te pret kurthi i vdekjes i ngritur ne kantierin e famshem te “lungo-mares”. Aty mund ta takosh vdekjen kur te duash, e pasi ta kesh takuar ate vjen shteti per te kryer procedurat e fajesimit tend! Gjithsekush ne ate rruge eshte i denuar me vdekje nga shteti, nga bashkia, policia, qeveria, ceshtje rradhe dhe fati per secilin!

Vlora sot eshte nje qytet qe me vetedije te plote u eshte dhene me koncesion banditeve per ta rrjepur e per ta vrare. Prandaj vlonjatet perdite e me shume po braktisin qytetin e tyre, porse ky eshte ne fakt edhe vete qellimi i ketyre pushtetareve qe kemi, ta shkaterrojne Vloren, ta shuajne ate.

Cfare nuk munden t’ja benin Vlores qindra vite histori lavdie, po e realizojne sot me mjete te ndyra politike e kusarie pushtetaret e sotem.

Vlora po lengon nga pesha e rende e grabitjes dhe vrasjes qe po behet perdite!

Share: